Dako-fermerëve: Ju punoni me cilësi, prodhimin do e shesë shteti

Publikuar tek: politike, më 10:07 11-06-2015 Dako-fermerëve: Ju punoni me cilësi, prodhimin do e shesë shteti

Vangjush Dako është takuar me banorë të Sukthit dhe Perlatit . Dako tha se gjatë 8 viteve të punës së tij në krye të bashkisë nuk i ka parë punët dhe investimet vetëm për zona preferenciale apo që ato të jenë në shërbim vetëm të një grupi të caktuar banorësh, por si punë e shërbime për gjithë banorët, kudo ku jetojnë dhe pavarësisht se janë të majtë apo të djathtë.

“Meritoni të gjitha shërbimet ashtu si qytetarët e tjerë të Durrësit, meritoni rrugë e trotuare të shtruara, rrugë me ndriçim e gjelbërim. Në çdo fshat është e njëjta situatë, ku mungojnë shërbimet dhe infrastruktura, prandaj që në fillim të këtij mandati do të bëjmë aq sa nuk është bërë sa 20 vjet të marra së bashku në zonën tuaj”, tha  Vangjush Dako.

Dako ka theksuar se zhvillimi ekonomik i zonës do të mbështetet në dy shtylla kryesore, siç janë toka bujqësore dhe deti.

“Jemi të vendosur për të zhvilluar bujqësinë, të vendosur të ndihmojmë fermerët dhe t’i orientojmë ata drejt kultivimit të vreshtave dhe ullirit. Nga ana tjetër, aty ku toka është e përshtatshme për sera do t’i orientojmë fermerët që të kultivojnë produkte bio, sepse vetëm kështu konkurohet me tregun rajonal”, tha më tej Dako.

Kandidati socialist ka deklaruar se puna e feremerit është vetëm cilësia dhe rritja e prodhimit, pasi për shitjen duhet të mendojë shteti.

Kryebashkiaku Dako ka deklaruar se së shpejti në zonën e Sukthit nis investimi i  Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike me vlerë 6 milion euro. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kandidati Halilaj padit për shpifje deputetin Flamur Noka
Edi Rama vijon të promovojë "yjet" e tij »
Article Logic
Execution time: 0.0041251182556152
array(1) { ["section"]=> string(68) "dako-fermereve-ju-punoni-me-cilesi-prodhimin-do-e-shese-shteti-13263" }