Dako: Italiania më dha idenë për realizmin e “projektit të jetës sime”

Publikuar tek: politike, më 10:41 16-06-2015 Dako: Italiania më dha idenë për realizmin e “projektit të jetës sime”

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, është takuar sërish me banorët e zonës së njohur me emërtimin ish-Këneta, apo Durrësi i Ri sikurse e quan kryebashkiaku Dako.Përveç sfidës së urbanizimit të kësaj zone, kandidati socialist ka edhe një projekt për gjelbërimin intensiv të saj.

 “Mendova që të gjithë këtë zonë ta mbjell me pemë, dhe kur ta vështrosh nga sipër të shikosh vetëm ngjyrën e gjelbër. Po kërkoja ta zhvilloja këtë projekt, por ai kishte një kosto shumë të lartë dhe kërkonte shumë kohë. Megjithse nuk e fitova këtë projekt,  që nga ajo kohë mendja ime ka punuar vetëm për realizimin e tij.Dhe një ditë të bukur takova këtë zonjën italiane, e cila më tha se ne kemi një bimë, një pemë, e cila rritet për 3 vjet dhe arrin 15 m lartësi. I thashë se kam gjetur zgjidhjen e duhur, se unë këtë e kam projektin e jetës sime, duke synuar që të mbjell territorin e zonës informale me këtë pemë. Këtë projekt do ta bëjmë realitet që në fillim të vitit të ardhshëm. Në janar, me një investim prej rreth 100 mijë dollarë, ne do të realizojmë të mbjellim në çdo shtëpi nga 2 pemë,”  tha Dako.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-të përndjekurit-Veliajt: Piramida e diktatorit të jetë një multimuze
Ambasadorja Vllahutin apel të rinjve: Shmangni votimet familjare »
Article Logic
Execution time: 0.027503967285156
array(1) { ["section"]=> string(73) "dako-italiania-me-dha-idene-per-realizmin-e-projektit-te-jetes-sime-13722" }