Dako: Palmat janë traditë e Durrësit, asnjë shesh në botë nuk ka pemë

Publikuar tek: politike, më 20:33 01-06-2015 Dako: Palmat janë traditë e Durrësit, asnjë shesh në botë nuk ka pemë

Kandidati i Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit, Vangjush Dako, ka thënë se gjatë kohës së qeverisjes nga PD-ja ka marrë 1.6 milionë dollarë fonde për infrastukturën e qytetit, ndërsa tha se projektet e ardhshme për Durrësin kapin vlerën e 14 milionë dollarëve.

I pyetur nga gazetari Babaramo në lidhje me sheshin e diskutuar në qendër të qytetit, të mbjellë me palma, Dako tha se asnjë shesh në çdo vend të botës nuk ka pemë.

“Kemi të bëjmë me një shesh dhe jo me një park. Në të gjitha zonat turistike të Durrësit ka patur të mbjella palma. Është një pemë që Durrësi e ka traditë nga vitet 60-70”, tha Dako.

Kandidati i ASHE, Dako tha se Durrësi do të ndjekë modelin e Bilbaos në Spanjë. Ai tha se në vitet e ardhshme në Durrës jo vetëm që nuk do të ketë më papunësi, por njerëzit do të mund të vijnë nga qytetet e tjera për tu punësuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova fton Ramën për kafe, ja për çfarë do ta pyesë kryeministrin
Kandidati i PD-së i dënuar për prostitucion? Muhameti: Kam kartelë të pastër »
Article Logic
Execution time: 0.019531011581421
array(1) { ["section"]=> string(73) "dako-palmat-jane-tradite-e-durresit-asnje-shesh-ne-bote-nuk-ka-peme-12426" }