Dako për zonën më të thellë të Durrësit: Juba është “Kalifornia” e Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 09:15 09-06-2015 Dako për zonën më të thellë të Durrësit: Juba është “Kalifornia” e Shqipërisë

Vangjush Dakos  në kuadër të fushatës zgjedhore ëhstë takuar me me zgjedhësit në fshatin Jubë, një nga zonat më të largëta të Durrësit. Dako ka prezantuar për bashkëbiseduesit projektin e tij për zhvillimin e Durrësit, dhe veçanërisht të Jubës, si pjesë e rëndësishme e zonës rurale dhe vijës bregdetare. Zhvillimi i turizmit i mbështetur nga një bujqësi moderne janë dy shtyllat ku mbështetet projekti për zhvillimin ekonomik të kësaj zone me potenciale të mëdha zhvillimi, e cila mund të konsiderohet si Kalifornia e Shqipërisë, është shprehur kreu i bashkisë së qytetit bregdetar.

“Pasuri shumë e madhe që kemi është deti, dhe ju jeni shumë pranë tij e nuk keni një rrugë për të shkuar atje. Detin ta shikojmë si një burim fitimi, si një burim zhvillimi, si një mundësi për ndërtimin e resorteve turistike ku të mund të vijnë e të pushojnë turistë të shumtë,”  ka thënë Dako në takim.

Ai ka vijuar më tej duke thënë se “Është një mundësi për të ndërtuar hotele, për të ndërtuar struktura në dobi të turizmit, dhe sa më shumë turistë, aq më shumë vende pune, aq më shumë mundësi për të nxjerrë në treg produktet bujqësore bio nga arat tuaja. Juba është një nga zonat më të begata të Durrësit,. Juba ka toka shumë pjellore, ka mundësi shumë të mëdha që ne të zhvillojmë një bujqësi të përparuar me teknologji të lartë, por edhe me investime konkrete për këtë zonë” .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Idrizi paralajmëron: Nëse s’ruhet vota e PDIU-së dalim nga aleanca me ASHE
Përballen 6 kandidatët e Tiranës, mini-intervista me Kosovën, Veliajn, Bojaxhin, Gurin, Tafajn dhe Muslian »
Article Logic
Execution time: 0.26883101463318
array(1) { ["section"]=> string(80) "dako-per-zonen-me-te-thelle-te-durresit-juba-eshte-kalifornia-e-shqiperise-13065" }