Dako: Politika sociale për heqjen e fëmijëve nga rruga

Publikuar tek: politike, më 11:53 21-05-2015 Dako: Politika sociale për heqjen e fëmijëve nga rruga

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i cili garon për një mandat të tretë në bashkinë e këtij qyteti ka premtuar se Bashkia do të vijojë të hartojë politika sociale për njerëzit në nevojë.

Gjatë takimit të zhvilluar me banorët e Nishtullës, Dako tha se do të hapen qendra sociale edhe në fshatra, në Rrashbull, Sukth, Katund të Ri, i Ishëm e Manëz.

Dako u shpreh se përmes mbështetjes sociale do të bëhet e mundur heqja e fëmijëve nga rruga dhe orientimi i tyre drejt arsimimit.

Kandidati Dako shtoi më tej se vëmendje e veçantë do ti kushtohet komunitetit rom.

“Komunitetin rom e kemi patur gjithnjë përparësi. Madje, 15 familje të këtij komuiniteti i kemi strehuar në banesat sociale që kanë përfunduar. Ndërkohë, 15 familje të tjera do të strehohen në banesat e tjera sociale që janë në proces ndërtimi. Pra, janë 30 familje që strehohen në banesat sociale të bashkisë”, tha Dako.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pollo akuza për dasmën e Veliajt, Balla: S’mund të flasin për martesën ata që kanë konflikt interesi
"Estrada e së enjtes"/ Berisha-Ramës: O palmaxhi, Basha të ka palos më 2011 »
Article Logic
Execution time: 0.020435094833374
array(1) { ["section"]=> string(59) "dako-politika-sociale-per-heqjen-e-femijeve-nga-rruga-11650" }