Dako: Qeveria e kaluar mbajti peng investimet në zonën e plazhit

Publikuar tek: politike, më 08:20 14-06-2015 Dako: Qeveria e kaluar mbajti peng investimet në zonën e plazhit

Kandidatit i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, ka zhvilluar një takim tek lagjja 13 në Plazh, ku ka theksuar se do të zbatohen  tre projekte të rëndësishme: Uji i pijshëm, kanalizimet e ujërave të zeza dhe rikualifikimi i gjithë zonës.

“Në zonën e Plazhit kemi rikualifikuar hapësirat në dy mbikalimet e Plepave dhe Urës së Dajlanit, ku të gjithë e mbajmë mend se si ishte gjendja në këto mbikalime dhe si është bërë sot. Në muajt e ardhshëm nis projekti prej 3.5 milion dollarë për rikualifikimin e të gjitha daljeve drejt detit si dhe ndërtimin e shëtitoreve të reja, parqeve dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një projekt tjetër prej 1 milion dollarë për mbylljen e kanalit të hapur ka filluar dhe sipër kanalit ne ndërtojmë një rrugë të re për zonën tuaj”, tha Dako.

Kreu i bashkisë së Durrësit ka përmendur si investimin më të rëndësishëm për Plazhin atë të ujit të pijshëm. Vangjush Dako ka deklaruar se të gjitha këto projekte që po vihen tani në zbatim, duhet të kishin nisur vite më parë, por ato u mbajtën peng nga qeverisja e kaluar. Kandidati socialist ka shpjeguar se vetëm pasi ndërmarrja e ujësjellës kanalizime kaloi në varësi të bashkisë në shtatorin e vitit 2013, Banka Botërore nënshkroi marrëveshjen me qeverinë dhe bashkinë e Durrësit për financimin me 85 milion dollarë për ujin e pijshëm dhe kanalizimet e ujërave të zeza.

Dako ka përmendur edhe rrugën paralel me murin e portit, e cila u hap për qarkullimin e mjeteve vetëm dy ditë më parë.

“Edhe këtë rrugë, e cila është një mundësi më e mirë për banorët e plazhit për të ardhur më shpejt në Durrës, qeveria e kaluar e mbajti peng për 6 vjet me radhë. Vetëm për 200 metër tokë që nuk pranonte ta jepte drejtoria e përgjithshme e hekurudhës, kjo rrugë mbeti e bllokuar, por tani kemi një realitet tjetër, falë vizionit tonë për lehtësimin e trafikut dhe krijimin e rrugëve të reja hyrëse drejt Durrësit”, tha ai para banorëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fushatë për Gjergj Bojaxhi nga Athina në stacionet e autobusave (FOTOT)
Kosova: Karburanti im s’mbaron kurrë, përballë hipokrizisë keni sinqeritetin »
Article Logic
Execution time: 0.029138088226318
array(1) { ["section"]=> string(69) "dako-qeveria-e-kaluar-mbajti-peng-investimet-ne-zonen-e-plazhit-13518" }