Dalin biletat për ndeshjen Shqipëri-Itali në “Loro Boriçi”, ja çmimet

Publikuar tek: sport, më 18:33 15-09-2017 Dalin biletat për ndeshjen Shqipëri-Itali në “Loro Boriçi”, ja çmimet

Në datë 9 nëntor, në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi” do të zhvillohet përballja mes kombëtares shqiptare dhe Italisë.

Për këtë ndeshje vlefshme për Botërorin “Rusi 2018, Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ka filluar shitja e biletave.  

Në njoftimin e bërë publik FSHF thotë se, në shitje janë të gjithë sektoret duke filluar nga tribuna VIP, tribuna A, sektori D3, sektori D4, sektori C1 dhe sektori C4, biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së: bileta.fshf.org

Kombëtarja e Shqipërisë renditet në vendin e tretë në grupin G me 13 pikë, pas Spanjës së vendit të parë me 22 pikë dhe Italisë së vendit të dytë me 19 pikë, dhe duke lënë pas Izraelin me 9 pikë, Maqedoninë me 7 pikë dhe në vend të fundit Lihtenshtejnin me 0 pikë. 

Lojtarët e Panuçit do të kërkojnë të bëjnë mrekullinë në këto 2 ndeshje, për të hipotekuar vendin e tretë në grup.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alban Hoxha tërhiqet: Kërkoj falje, dorëzoj shiritin e kapitenit të Partizanit
Kombëtarja shqiptare e futbollit "turpërohet" nga Zvicra në “Elbasan Arena” »
Article Logic
Execution time: 0.004188060760498
array(1) { ["section"]=> string(72) "dalin-biletat-per-ndeshjen-shqiperi-itali-ne-loro-borici-ja-cmimet-92498" }