Dalin rezultatet e testit antidoping për Luiza Gegën

Publikuar tek: sport, më 16:09 27-07-2016 Dalin rezultatet e testit antidoping për Luiza Gegën

Dalin rezultatet e testit antidoping për Luiza Gegën.

Përgjigjet e analizave të testit antidoping, kanë rezultuar negative për atleten Luiza Gega. Gega doli nënkampione Europe në garat e Budapestit, duke nderuar në këtë mënyrë gjithë shqiptarët. Disa ditë para nisjes për në Olimpiadën e Brazilit, atletes shqiptare iu morën disa kampionë gjaku dhe urine, për të bërë këtë test, nëse Gega kishte përdorur ndonjë substancë të palejueshme para garave të Budapestit. Fatmirësisht testet kanë rezultuar negative dhe tashmë, atletja është përfundimisht nënkampione Europe.

Në këtë mënyrë, Luiza Gega rezultoi e pastër, siç kishte premtuar ajo dhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, duke hedhur poshtë çdo aludim. Vetë trajneri i saj Taulant Stërmasi e ka konfirmuar lajmin dhe është shprehur mjaft i kënaqur.

"Dje na kanë ardhur përgjigjet e fundit nga Amsterdami. Kemi bërë pesë të tilla atje dhe rezultuan negative. Siç kisha thënë gjithçka ishte thjesht çështje kohe. Kontrollet për Luizën janë pjesë e sportit të përditshëm. Jemi pjesë e saj dhe respektojmë procedurat për një sport sa më të pastër.

Sot i ka shkuar konfirmimi dhe Federatës Shqiptare të Atletikës nga Federata Europiane për përgjigjet negative të testeve antidoping", përfundoi trajneri Taulant Stërmasi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Futbollisti Shkodran Mustafi i jep fund beqarisë, dasmë në Gostivar
Federata Angleze lejon zëvendësimin e katërt në futboll »
Article Logic
Execution time: 0.017787933349609
array(1) { ["section"]=> string(58) "dalin-rezultatet-e-testit-antidoping-per-luiza-gegen-47904" }