Dalin statistikat, ja ku renditet Shqipëria për vdekjet nga ndotja e ajrit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:33 08-11-2018 Dalin statistikat, ja ku renditet Shqipëria për vdekjet nga ndotja e ajrit

Agjencia Europiane e Mjedisit ka publikuar të dhënat për vdekjet në vlerë absolute me anë të raportit “Cilësia e ajrit në Europë – 2018”.

 

Në vlerë absolute, vdekjet më të mëdha janë në Gjermani dhe Itali, përkatësisht 62.3 mijë dhe 60 mijë persona. Nuk është befasuese që Gjermania të ketë shifër të lartë, duke pasur parasysh se ka popullatën më të madhe të çdo vendi të BE-së. Por nëse llogariten vdekjet e lidhura me ndotjen e ajrit për 100,000 banorë, vende si Bullgaria, Rumania dhe Hungaria e kanë këtë tregues shumë më keq.

Kosova kishte 3,700 vdekje nga ajri i ndotur, që duke pasur parasysh popullsinë e saj prej vetëm 1.8 milionë banorësh e rendit atë të parën në Europë, ku ajri i ndotur ka bërë që të humbin jetën 0.2% e popullsisë. Në Serbi, ky tregues është 0.18% (rreth 13 mijë vdekje) dhe në Maqedoni 0.14% e popullsisë (3,000 vdekje), duke u renditur përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë në Europë.

Ndërkohë vendi jonë, ndryshe nga shtetet e tjera të Ballkanit, rezulton të ketë një nivel relativisht të ulët të vdekjeve të shkaktuara nga ajri i ndotur, që llogariten në 1400 persona në vit, ose 0.05% e popullsisë,.

Pra, Shqipëria renditet  e 29-a në Europë, nga 37 shtete gjithsej.

Capture.PNG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Laboratori i drogës në Has, burg për 3 të arrestuarit, 2 të tjerë lirohen
‘Rini thuaja kangës që din ti’, Pjerin Ndreu emocionon Ramën: Një ish polic... »
Article Logic
Execution time: 0.030193090438843
array(1) { ["section"]=> string(80) "dalin-statistikat-ja-ku-renditet-shqiperia-per-vdekjet-nga-ndotja-e-ajrit-140757" }