DALIN TË PATHËNAT: Kadare si shkrimtar dhe Agolli si Kryetar, në burgun e vetmisë së madhe të Visar Zhitit. Cila është e vërteta e zhveshur, e sakatuar...

Publikuar tek: kulture-art, më 14:13 16-10-2017 DALIN TË PATHËNAT: Kadare si shkrimtar dhe Agolli si Kryetar, në burgun e vetmisë së madhe të Visar Zhitit. Cila është e vërteta e zhveshur, e sakatuar...

Nga Ilnisa Agolli

Ishte koha dëshpërimit. Idhnimit, spiunimit. Koha që "mendimi" internohej dhe leximi dënohej. Shteti komunist shqiptar kishte etje për terror. Dinjiteti tradicional shqiptar tashmë kish firmosur vitin e librit që lexonte fshehtas dhe kështu vitin e zi të asaj çdo të kalonte. Kush përbënte indin e kulturës në shoqërinë shqiptare do të ngrinte nervin dhe dëshirën e përdhunimit të popullit të vet. Komunistët ishin eksituar tashmë.

Dhe xhelatët, hetuesit, shefa të kuadrove të ndryshëm, informatorë, spiunë, drejtorë, etj.,... prisnin në radhë për të ngritur murin e mëkatit dhe bërtitur urrejtjen e tiranit. Mllefin e surrogatit, mbi trupa të shumë viktimave të pafaj. Diktaturë si e Shqipërisë nuk është lexuar as përrallave me përbindësha. Ku nuk dallohet dot arsyeja nga mosarsyeja. Spiunët nga të spiunuarit. Po cila është e vërteta që mbetet e zhveshur, sakatuar, njollosur e baltosur në arkivat e asaj Ministrise të Brendshme?

Pse i trembeshin letërsisë dhe dridheshin metaforës.

Është jo vetëm me interes, por me kaq dhimbje të rrefejë, zbulojë e pasqyrojë vitet e errëta të burgut dhe skenat e torturës, presionit, kërcënimit nga policët, hetuesit deri tek lotët e nënës. Nga përgjimet sekrete të policisë politike të përhapur si mashtrues dhe në lidhje fisnore deri tek fjalët, vargjet dhe shpirti i dy shkrimtarëve tanë.

Visar Zhiti, në kujtimet e tij "Leximi i Kadaresë në burg", do të na dëshmojë pabesinë e një kombi. Një Shqipëri që të tremb. Shqiptarë që notojnë llumit të mëkatit dhe të detyrojnë t'ua blesh këtë uniformë: me lot.

Oh, Zot!

" - Pse po më mbajnë këtu? Ku është faji im? Mos kanë ndërmend të bëjnë një grup sabotatorësh në letërsi? Hetuesi më thotë shpesh: - Nuk je vetëm, do t'i shohësh dhe shokët e tu. Dhe metaforat! Metaforat! Policia do të ndjekë metaforat?!

- E ke njohur Ismail Kadarenë?

- Ismail Kadarenë e njeh gjithë Shqipëria, - iu përgjigja pyetjes, - dhe bota.

- Ti, ti, a e njeh ? - bërtiti. Pse u bën bisht pyetjeve? Thuaj po ose jo. Pa komente! Komentet i bëjme ne.

Hetuesi shtypi butonin dhe u shfaq menjëherë polici në derë.

- Kush të tha t'ia heqësh prangat këtij? Vërja menjëherë. Të dhembin?

- U mësova!

- Nuk të vjen keq tha? As për ata të familjes sate? I mendon hallet e tyre? Pra: E ke njohur Ismail Kadarenë?

- Unë po!

- PO AI?

U rrëqetha.

- Ti gënjen. Mbi ty do të rëndojnë të gjitha. Në ditarin tënd ke shkruar se ke parë Kadarenë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe së bashku me poetin Ndocë Gjetja e keni përcjellë në shtëpinë e tij?

- Dhe duhet të dënohem për këtë? E doja veprën e tij.

- E doje? Nuk e do më? Pse?

- Sepse unë s'jam.

- Mjaft me filozofira. Na mallëngjeve! Klasa juaj punëtore është në baltë dhe aty e lënë shkrimtarë si puna jote. Ti shpif!"

Ndikimi, Zhitit, nga Kadare të shton dridhma. Ai shprehet se e ka detyrë të mbrojë shkrimtarin dhe shkrimtari atë. Lexuesin! "Shteti të dënonte për poezi... Ai i besonte Kadaresë më shumë se gjithë Akademia Ushtarake e Partisë. Dhe e lexonte. Vazhdimisht. Dhe shkruante. Vazhdimisht... Asokohe gazetar, e, qe herë e parë që do të botonte prej qelisë. Kadare, ç'do thoshte? Çfarë çmimi ka?-mendonte.

Dënimin.

Me nënën ç'bëhej? Me të marrë haberin se kishin arrestuar djalin e saj, niset tek Dritëroi, Kryetar i shkrimtarëve asokohe, në shtëpi do e takonte. Duke pirë kafe, ai i kish thënë:

" Në burg , nuk të futin kot ! Marrin informata. shokët t'i zgjidhte . Vjershat ja kam lexuar , më kanë pēlqyer . Po vjershat ashtu janë... të mira e të këqija . Do të vete dhe tek prokurori përgjithshem e do ja them.

- Driteroi , perpiqet ... , Ish shprehur Sadija ne fund. Po s'ka c'bën ?

Mandej ish nisur tek  Kadare :

kaaaaaadares.jpg

"- E takove Kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve ?Unë s'mundem më. "Mbahu", kish folur Kadareja. "Ç'të mbahem, - i thotë, ajo - dhe ku? Ngriti kokën nga qielli. Lëvizi. Sa larg është Zoti nga ne, na ka harruar.

- E ndihmoftë Zoti - foli ai.

- Mire, mire, po ku ta gjej ? Jeta eshte e shkurter . Dhe ai vazhdon shkruan akoma ! fshehurazi ... Ruama Zot, ate dhe vjershat e tij "

Por çfare i shkruante Kadare  ?

Cilat ishin fjalët e fundit të Dritëroit të madh ? Pse ky absurd , merrte formë nga ata që armik të shpallnin veç nga një uniformë? A është normale, të pyesin hetuesit , " Ç'do të thotë kjo Pjesë që Kadare shkruan në roman"? Cila ideologji duhet të marrë pushtet ende në këtë komb që të vdes e ngjallë , të ul në karrige e të hedh minave këmbët si refugjat? A ka çmim kurbeti? Homazhi? Burgu?

Forca dhe Perqafimet nga Parisi nga Ismaili nuk munguan atë periudhë. Por dhe pendimet e Agollit që në deshpërimin e poetit , heshti vite me rradhe na bejne te kuptojme se Ndoshta Komunist të bën tortura , jo Diktatura!

Të bën tensioni, aspak presioni.

Posti, të bën të pafuqishëm. Sepse është i pavërtetë; e, siç thotë Kursava : " Nuk ka një të vërtetë, por infinit të vërtetash.''

Zhiti, i mbyll kujtimet e E tij me këtë dialog me Dritëroin , poet më shumë se deputet aso kohe, kur dhe ai punonte ne Parlament.

- Do të doja të kisha qenë në burg, - foli Dritëroi i dëshpëruar. - NUK MË FUTNIN!

- Jo, të gjithë e meritojnë, bëra shaka unë.

Lind pyetja : A meritojmë? / newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy javë pas vdekjes, qeveria shqiptare përmbush amanetin e fundit të albanologut Robert Elsie
»
Article Logic
Execution time: 0.047300100326538
array(1) { ["section"]=> string(153) "dalin-te-pathenat-kadare-si-shkrimtar-dhe-agolli-si-kryetar-ne-burgun-e-vetmise-se-madhe-te-visar-zhitit-cila-eshte-e-verteta-e-zhveshur-e-sakatuar-96071" }