Dallga e kartolinave, Artan Lame shpjegon pse nuk duhen dërguar për Vit të Ri

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:05 21-12-2015 Dallga e kartolinave, Artan Lame shpjegon pse nuk duhen dërguar për Vit të Ri

Artan Lame, kreu i ALUIZNI-t ka bërë sot një koment, ku shpjegon pse e gjithë dallga e kartolinave të zyrtarëve dërguar njëri-tjetrit është e kotë. Madje sipas Lames, është krejtësisht e pavlerë.

Ja si e shpjegon Lame se si i nis kartolinat vetë ai:

“Me Vitin e Ri vjen edhe dallga e kartolinave. Janë qindra, mijëra, miliona kartolina që i dërgojmë njëri-tjetrit. Unë çoj dikë për të blerë një peng me kartolina. Pastaj porosis dikë nga sektori i shërbimëve të marrë edhe një sasi të njëjtë zarfash për t'i futur. Pastaj i them sekretares të marrë listën e emrave që ka, t’i shkruajë mbi zarfa dhe t’i nisë. Të gjitha këto ndërsa merrem me punë të tjera.

Kështu veprojnë qindra e qindra funksionarë shteti, ministra, deputetë, kryetarë bashkish, prefektë, drejtorë, etj, etj, etj. Janë copa letre që ia dërgojmë njëri-tjetrit pa i parë dhe që i presim nga njëri-tjetri gjithashtu pa i parë. Në fakt nuk ja dërgojmë njeri-tjetrit, thjesht ja dërgojmë adresave të njeri-tjetrit.

Për hir të atyre pemeve që priten për t'u bërë letër, për hir të gjithë lëndëve kimike që shërbejnë për të bërë e zbukuruar lloj-lloj kartolinash, zarfash e pullash, për hir të gjithë naftës që duhet të harxhojë posta për t'i shpërndarë anekënd vendit, do t'ju lutesha të mos më dërgoni as një kartolinë. Gjithshtu ju sugjeroj të mos dërgoni poshtë e lart të tjerëve pirgje me kartolina, që ju siguroj që në shumicën dërmuese të rasteve as i sheh njeri.

Në vend të tyre, do të prisja më shumë kënaqësi një urim në FB, ashtu sikundër edhe unë urimet e mia do t’i nis po me FB.

Mirë që Tokës nuk po i bëjmë ndonjë nder, po të paktën të mos vijojmë t’i bëjmë qeder’’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020486116409302
array(1) { ["section"]=> string(82) "dallga-e-kartolinave-artan-lame-shpjegon-pse-nuk-duhen-derguar-per-vit-te-ri-28270" }