Damian Gjiknuri: Aeroporti i dytë në Shqipëri do ndërtohet në Novoselë

Publikuar tek: ekonomi, më 11:52 11-05-2017 Damian Gjiknuri: Aeroporti i dytë në Shqipëri do ndërtohet në Novoselë

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama tha se brenda vitit do nisin fluturimet nga aeroporti i Vlorës, ndërsa sot, Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka dhënë detaje të reja se ku do ndërtohet ky aeroport. Do jetë pikërisht Novosela, vendi ku do nisin fluturimet rajonale.

“Vlora do të ketë një aeroport, do të jetë Novosela aeroporti i dytë i Shqipërisë. Vlora ka potenciale të jashtëzakonshme turistike, po i bëhet dhe Rruga e Lumit që i krijon edhe një damar tjetër komunikimi shumë të rëndësishëm që e lidh me bregun. E kthen në një zonë ku jo vetëm trafiku do të shkojë nga Vlora por një pjesë do kalojë edhe nga kjo Rrugë e Lumit për të dalë mëpas në pjesën e bregut, Kjo do të jetë një potencial tjetër për gjithë atë zonë e cila ka qenë realisht komplet e harruar dhe braktisur”, u shpreh Gjiknuri duke theksuar se në këtë mënyrë do nxiten dhe investimet. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02310585975647
array(1) { ["section"]=> string(75) "damian-gjiknuri-aeroporti-i-dyte-ne-shqiperi-do-ndertohet-ne-novosele-78244" }