Damian Gjiknuri garanton: Po prodhojmë energji, po shesim energji, po mbulojmë humbjet në rrjet dhe po depozitojmë

Publikuar tek: ekonomi, më 15:46 12-11-2016 Damian Gjiknuri garanton: Po prodhojmë energji, po shesim energji, po mbulojmë humbjet në rrjet dhe po depozitojmë Pamje te Kaskadades se Drinit

Kot nuk thotë populli se shiu është bereqet. Dhe këtë e bën të qartë edhe ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri me informacionet më të fundit nga kaskadat mbi lumin Drin dhe frikën për hapjen e portave, raporton newsbomb.al

“KESH po menaxhon në mënyre optimale prurjet në Kaskadën e lumit Drin. Aktualisht prurjet po shfrytëzohen duke ngarkuar maksimalisht të gjitha turbinat e disponibël në HEC Fierzë, HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Prodhimi ditor është rreth 24.000 MWh. Kjo sasi energjie po përdoret për të mbuluar kërkesën e klientëve fundorë, humbjet e OSHEE dhe OST, ndërsa sasia e tepërt po eksportohet. Aktualisht rezerva energjitike është 1220 GWh” nxjerr të dhënat ministri Gjiknuri, raporton newsbomb.al.

“KESH garanton se situata është nën kontroll. Kuotat po menaxhohen në zbatim vendimit të Komisiont të Posacëm të Trajtimit të Plotave. Gjatë 24 orëve të fundit niveli në liqenin e Fierzës është ulur me 40 cm. Në total shkarkimet janë reduktuar dhe KESH gatanton se ato do të jenë gjithmonë më të ulta se nivel i prurjeve natyrale, për të reduktuar efektin që mund të shkatojnë reshjet. Aktualisht prurjet natyrale në kaskadë janë 2150 m3/sec ndërsa shkarkimet 1350 m3/sec”, thuhet në deklaratë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10840582847595
array(1) { ["section"]=> string(117) "damian-gjiknuri-garanton-po-prodhojme-energji-po-shesim-energji-po-mbulojme-humbjet-ne-rrjet-dhe-po-depozitojme-59306" }