Danimarka bëhet shteti i parë në botë që blen dokumente nga “Panama Papers”

Publikuar tek: bota, më 17:48 08-09-2016 Danimarka bëhet shteti i parë në botë që blen dokumente nga “Panama Papers”

Danimarka është bërë shteti i parë në botë që blen dokumente nga “Panama Papers”, rrjedhja më e madhe e informacioneve konfidenciale në histori.

Dokumentet rrodhën nga firma ligjore Mossack Fonseca, e katërta më e madhe në botë për ofrimin e shërbimeve “offshore”. Dokumentet treguan se si persona të fuqishëm, biznesmenë, politikanë artistë dhe sportistë, fshehnin pasuri marramendëse duke shmangur taksat.

Ministri i Tatimeve Karsten Lauritzen konfirmoi se qeveria daneze ka pranuar një ofertë anonime për të blerë të dhëna nga “Panama Papers”. Qeveria ka shqyrtuar një mostër të dokumenteve përpara se të binte dakort për ofertën plot 9 milion korona apo 1.4 milion dollarë. Të dhënat përmbajnë informacion për rreth 600 qytetarë danez dhe autoritetet shpresojnë t’i përdorin të dhënat për të hetuar nëse kanë shmangur taksat.

“Ne i detyrohemi të gjuthë taksapaguesve danezë të cilët me besnikëri paguajnë taksat e tyre”, tha Lauritzen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025754928588867
array(1) { ["section"]=> string(79) "danimarka-behet-shteti-i-pare-ne-bote-qe-blen-dokumente-nga-panama-papers-52324" }