Danimarka me shqiptarë në skuadër kundër Shqipërisë

Publikuar tek: sport, më 21:03 31-08-2015 Danimarka me shqiptarë në skuadër kundër Shqipërisë

Në ndeshjen e 4 shtatorit mes Danimarkës dhe Shqipërisë nuk do të ketë 22 lojtarë shqiptarë në stadium, por 23.

Trajneri Morten Olsen në listën e lojtarëve që ka thërritur për ndeshjen kundër Shqipërisë, ka shtuar edhe emrin e Riza Durmishit, 21 vjeçarit me origjinë shqiptare, por i lindur në Kopenhagen.

Durmishi është shprehur i kënaqur për ftesën, që bëhet pikërisht ndaj vendit ku ka origjinën e tij, pasi të do të jetë një ndjenjë e veçantë. Ai ka luajtur në një miqësore me Danimarkën, në muajin qershor, ndërsa numëron disa takime me kombëtaren U21 të këtij vendi.

Për 21 vjeçarin ka pasur më herët edhe një interesim të Federatës Maqedonase të Futbollit, për shkak se familja e tij e ka prejardhjen nga ky shtet.

Durmishi është aktualisht lojtar i ekipit danez të Brøndby IF.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi kërkon në Kombëtare “lojtarin më të mirë” të Maqedonisë
Kjo do të jetë mjekja e re seksi e Chelsea (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.021975040435791
array(1) { ["section"]=> string(57) "danimarka-me-shqiptare-ne-skuader-kunder-shqiperise-19625" }