“Darka e fundit”: Kryebashkiakët refuzojnë ftesen e Dukës. Kokteil me Finon

Publikuar tek: sport, më 00:15 07-02-2018 “Darka e fundit”: Kryebashkiakët refuzojnë ftesen e Dukës. Kokteil me Finon

Nesër, do të mbahet Asambleja e Përgjithshme për kreun e ardhshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sonte, FSHF organizoi një mbrëmje gala duke ftuar të gjithë anëtarët e kësaj asambleje, së bashku me tre kandidatët Armand Dukën, Shpëtim Halën dhe Bashkim Finon.

Por, ky i fundit nuk iu përgjigj ftesës dhe sonte thirri në një takim të gjithë kryetarët e bashkive.

Prezent në mbledhjen e zhvilluar nga Fino ka qenë kryebashkiaku Erjon Veliaj. Por, përpos kësaj neësport.al ka mësuar se të pranishëm kanë qenë edhe presidenti i Partizanit, Gaz Demi së bashku me atë të Tiranës, Refik Halilin.

Të dy kanë qenë në një tavolinë ku është diskutuar për zgjedhjet e nesërme. Mesa duket rivaliteti mes dy klubeve është lënë mënjanë në këtë kohë të nxehtë të fushatës zgjedhore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Agron Duka, vëllai i kandidatit për president Armand Duka thyen heshtjen: 50 vjet të kontributit të FAMILJES DUKA në sport, nuk i KAMUFLON dot POLITIKANI në garë
Asambleja e FSHF, zbardhet axhenda e rendit të ditës për presidentin e ri »
Article Logic
Execution time: 0.0041589736938477
array(1) { ["section"]=> string(78) "darka-e-fundit-kryebashkiaket-refuzojne-ftesen-e-dukes-kokteil-me-finon-109385" }