Darka Rama-Blushi, Peza: E programuar prej 2 muajsh

Publikuar tek: politike, më 08:08 18-02-2015 Darka Rama-Blushi, Peza: E programuar prej 2 muajsh Dashamir Peza

Deputeti I PS-së, Dashamir Peza rrëfen për darkën mes Ramës dhe Blushit, ku edhe vetë ka qenë i pranishëm. Peza ka shprehur shqetësimin e tij për ‘’zmadhimin’’ që i bën media këtij lajmi, kur në të vertetë darka ka qenë e programuar që prej 2  muajsh, por ishte shtyrë për shkak të punëve të shumta të Ramës dhe Tahirit.

‘’Nuk e kuptoj pse është bërë një zhurmë kaq e madhe. Nuk munden deputetë të hanë një darkë mes tyre?! Nëse janë bashkë në një tavolinë, kjo nuk do të thotë se intriga është ajo që  I ka mbledhur’’, thotë për gazetën ‘’Panorama’’, deputeti Peza.

Sipas Pezës, darka kishte kohë që ishte planifikuar, një ‘’darkë mes miqsh’’, përcaktuar nga ai.

‘’Kishim më shumë se dy muaj që e kishim lënë me Finon, Saimirin, Blushin e Klosin që të mblidheshim në lokalin tim në Pezë. Por axhendat e ngjeshura të ministrit të Brendshëm, por edhe të kryeministrit Rama, të cilin e kishim ftuar dhe ishte shprehur dakord në parim, e kishin bërë të pamundur këtë darkë. Më në fund, të hënën në darkë, kur si kryeministri Rama ishte më I shkarkuar nga punët ashtu edhe ministri Tahiri, por edhe deputetët e tjerë me të cilët kishim folur paraprakisht ishin të lirë, pa u menduar më gjatë u mblodhën në ‘’Il Paese’’, në lokalin tim në Pezë. Ishte një natë e qetë edhe nga puna, me shumë pak njerëz dhe ne qëndruam deri vonë’’, thotë Peza, duke e cilësuar si një darkë mes miqsh, ashtu siç janë ulur shumë herë në të shkuarën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lubonja: Sulmi ndaj Ramës me urdhër
Rama: Tsipras në Greqi? Evropa të gjejë zgjidhje. Kryeministri “kundër” Merkel? »
Article Logic
Execution time: 0.023432970046997
array(1) { ["section"]=> string(54) "darka-rama-blushi-peza-e-programuar-prej-2-muajsh-3696" }