Darka Rama-Meta, ironizon Bylykbashi: Koka osht qelb ka hone! I gjati ngeli si pemë, kurse i shkurtri...

Publikuar tek: politike, më 10:37 03-04-2017 Darka Rama-Meta, ironizon Bylykbashi: Koka osht qelb ka hone! I gjati ngeli si pemë, kurse i shkurtri...

Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta zhvilluan një takim mbrëmë, ku mësohet se kanë diskutuar për një mandat të dytë të koalicionit PS-LSI.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ironizuar takimin e tyre dhe darkën me peshk, teksa tregon një histori të të gjatit dhe të shkurtit.

 

Reagimi i Oerd Bylykbashit:

 

Osht qelb ka hone!

Te markata e peshkut ishin dy tipa, njëri i gjatë dhe tjetri i shkurtër që po shisnin peshk me tezge. Afrohet një burrë i vjetër dhe i pyet:

- I fresket ështëky peshku, mer çuna?

- Pooo, shume i fresket, sapo eshte kap. - i thone keta te dy.

- A ta shoh pak? - pyet i moshuari dhe mori nje peshk, e pa me kujdes, i mori ere tek bishti dhe rrudhi fytyren.

Tipi i gjatënuk e mbajti gjuhen dhe i tha:

- Eh mer xhaje, s'merrke ere fare nga peshku! Si te mbaka plaka te shpia?! Po pse re, te bishti shihet peshku a eshte i fresket apo jo?! Te koka re, aty qelbet peshku, po ku mer vesh ti! Leje plaken t'boj pazar me mire.

I moshuari e pa një herë nga poshte lart, se helbete ishte zullap i gjatë, i hodhi një sy edhe shokut të tij të shkurter e ia priti:

- Të keqen xhaja qeke hazër xhevap. Ke të drejtë, peshku qelbet nga koka, po me ka mësu baba se kur mban ere bishti, koka osht qelb ka honë (me kohë). Ky mbaka erë mer xhaje e të qelbka qysh n'bisht.

I gjati ngeli si peme, kurse i shkurtri qeshi pak por e mbylli gojen se bashkë po e shisnin peshkun.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Princ Leka dhe Elia bashkë rreth zjarrit në natyrë buzë detit, në aktivitet me të rinjtë si asnjëherë tjetër (FOTOT)
Zbulohet menuja në darkën e Ramës dhe Metës, nga “ngjalat e 2013-ës” tek peshku i freskët »
Article Logic
Execution time: 0.023772001266479
array(1) { ["section"]=> string(103) "darka-rama-meta-ironizon-bylykbashi-koka-osht-qelb-ka-hone-i-gjati-ngeli-si-peme-kurse-i-shkurtri-73922" }