Darkë pajtimi Rama-Blushi, Blushi: Nuk më frymëzon më si lider

Publikuar tek: politike, më 13:15 17-02-2015 Darkë pajtimi Rama-Blushi, Blushi: Nuk më frymëzon më si lider Ben Blushi dhe Edi Rama

Pas kritikave publike bërë nga Ben Blushi në drejtim të punës së kryeministrit Edi Rama, duket se kryeministri ka dashur ‘’t’i ftohë gjakrat’’ me Ben Blushin. I thirrur nga Rama në një darkë, larg syve të publikut, po vetëm të disa miqve politikanë si Bashkim Fino, Saimir Tahiri, Blendi Klosi dhe Vangjush Dako, Blushi ka darkuar me Ramën, duke bërë kritizerin dhe duke e shpotitur me batuta, në çdo fjali. Takimi mes tyre është bërë në vilën e Dash Pezës.

Ndarë me Ramën në linjën ideore se është duke ndërmarrë ''masa'' dhe jo ''reforma'' , Blushi ka qenë gjithë kohën i tendosur, madje herë-herë edhe i ka përsëritur tezat e tij Ramës.

“Ke një qeveri të dështuar që është e paaftë të bëjë reforma”, ka këmbëngulur Blushi, edhe pse Rama ka dashur t’ia ‘’zbusë’’ zemërimin Blushit. Rama është munduar më kot t’i shpjegojë Blushit se ‘’reformat’’ dhe jo ‘’masat’’, po bëhen në të gjithë sektorët, edhe pse deputeti socialist i ka konstatuar atij se megjithë masat në fjalë, sërish gjendja e vendit vazhdon e njëjtë.

Por Blushi ka vazhduar me të njëjtin ritëm komunikimi, duke përshkallëzuar edhe tonin e zërit, deri në pohimin fatal për rezultatin e takimit.  “Nuk më frymëzon më si lider”, mësohet t’i ketë thënë natën e djeshme Blushi, kryeministrit.

Rama gjatë gjithë kohës ka qenë më i tërhequr se Blushi në diskutim, duke bërë rolin e personit më tolerant në këtë rast. Blushi thjesht i ka ripërsëritur në sy Ramës kritikat dhe dështimet e qeverisë duke i kujtuar me humor se nuk do ta votonte më, nëse nuk përmirësonte parametrat ekonomikë të vendit.

‘’Nëse rritja ekonomike nuk shkon 5 për qind të GDP-së në fund të vitit, nuk kam për të votuar më”, i është drejtuar dje Ben Blushi, kryeministrit Edi Rama që edhe me këtë takim nuk ‘’bëri paqe’’ me të.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthimit me eksploziv/ Tahiri: Autorët së shpejti para drejtësisë, po punojmë me FBI
Shtëpia e Gjetheve/ Berisha sulmon Bollinon, Lubonjën dhe Ngjelën. I përgjigjet gruaja e Bollinos »
Article Logic
Execution time: 0.012666940689087
array(1) { ["section"]=> string(65) "darke-pajtimi-rama-blushi-blushi-nuk-me-frymezon-me-si-lider-3615" }