Dash shehi e pranon hapur: Luaj ndonjë dorë poker

Publikuar tek: barometri, më 08:20 24-10-2018 Dash shehi e pranon hapur: Luaj ndonjë dorë poker

Deputeti Dashamir Shehi ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Provokacija” të Mustafa Nanos.

 

Shehi është shprehur se nuk është kundër pikave të basteve, por që duhet të kufizohen sepse në vendin tonë është ekzagjeruar me to. 

Gjithashtu deputeti ka shtuar se është në kategorinë e personave që luan dhe ndonjë dorë poker.

“Unë jam nga ata që luaj edhe ndonjë dorë poker, nuk është se jam kundër, por duhet të kufizohet. Në zonat rurale i vetmi vend komunitar janë ato ku luhet poker, them se duhet të frenohet. T’i themi stop. Në Shqipëri, siç çdo gjë tjetër, është ekzagjeruar edhe me pikat e basteve.Sot po nuk të dhanë lekët merr biletën dhe shkon në polici, nesër kur të luhet ilegalisht do shkosh të drejtohesh te ‘i forti’ dhe më pas ai do shkojë t’u marrë lekët atyre”, është shprehur kryetari i LZHK-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.049246072769165
array(1) { ["section"]=> string(55) "dash-shehi-e-pranon-hapur-luaj-ndonje-dore-poker-138887" }