Dashamir Shehi: Bojkoti i PD ndaj Kuvendit, si rezultat i presionit të Berishës

Publikuar tek: politike, më 07:57 06-03-2016 Dashamir Shehi: Bojkoti i PD ndaj Kuvendit, si rezultat i presionit të Berishës

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është shprehur kundër qëndrimit të PD-së për bojkotin ndaj Kuvendit. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Shehi thekson se do të jetë të enjten në Kuvend pavarësisht vendimit të PD-së.

Ai tregon se përse duhet të ndryshojë strategji e djathta dhe çfarë duhet bërë nga Basha për të marrë pushtetin.

“Sigurisht që do të jem në Parlametn, pavarësisht se çfarë vendos PD-ja. Por deri të enjten e ardhshme mendoj se dhe opozita do të reflektojë dhe do të kthehet në Parlament për të vijuar përballejn. Ne e bëmë bojkotin para një viti për t’iu afruar ligjit të dekriminalizimit, tani që ligji është bërë dhe pritet të zabtohet, nuk kemi pse të nisim të njëjtin avaz të bojkotit për një gjë që ka kaluar dhe është në proces. Kush është motivi i radhës për të bojkotuar Kuvendin? Unë i kam bërë të ditur PD-së qëndrimet e mia për këtë çështje dhe besoj se edhe mund të takohem me zotin Basha deri të enjten për t’i bërë të ditur qëndrimin tim. Unë them që përtej zhurmës, kjo që po bën PD-ja hyn te format e njohura të politikës që unë preferoj taq quaj presion politik”, ka deklaruar ai.

Shehi ka thënë gjithashtu se është ish-kryeministri Sali Berisha ai që po ushtron presion që PD-ja të marrë vendimin për bojkotin e Kuvendit.

“Presioni po ushtrohet nga Berisha dhe të tjerë, pasi sipas tyre kjo është rruga më e mirë për të fituar pikë. Por sipas meje, kjo jo vetëm që nuk është rruga për të fituar pikë, por është një lloj vetizolimi dhe vetizolim nuk është produktiv për opozitën në asnjë rrethanë”, tha Shehi.

Për Shehin, Berisha nuk do të kthehet më në krye të PD-së, pasi kjo do të tregonte se ish-kryeministri nuk e ka kuptuar se kjo nuk është më koha e tij. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy ditë pas vizitës, Mogherini shkruan për Shqipërinë: Reformat nuk bëhen për hir të Brukselit
Statuti i ri i PS, zbardhet drafti, si do zgjidhet kryetari i ri dhe ndryshimet brenda partisë »
Article Logic
Execution time: 0.062525033950806
array(1) { ["section"]=> string(83) "dashamir-shehi-bojkoti-i-pd-ndaj-kuvendit-si-rezultat-i-presionit-te-berishes-34341" }