Dashamir Shehi: Po i përdorin të rinjtë për fushatë sin ë kohën e Enver Hoxhës

Publikuar tek: politike, më 10:31 02-06-2015 Dashamir Shehi: Po i përdorin të rinjtë për fushatë sin ë kohën e Enver Hoxhës Dashamir Shehi kryetar i LZHK

Dashamir Shehi i LZHK, aleat i PD, kundërshtoi sot në Neës24 mënyrën sesi politikanët po përdorin të rinjtë në fushatë, dhe mënyrën sesi Pallati i Kongreseve për aktivitete të mëdha, po mbushet plot nga të gjitha palët. 

“Zallamahia e të rinjve në pallatin e kongreseve më kujtojnë kohën e Enver Hoxhës. Në demokraci nuk kemi parë të tilla gjëra. Ne nuk mund të pretendojmë të njëjtën panoramë por vit për vit duhet të mësojmë diçka të re” tha Shehi gjatë emisionit.

Ai vazhdon me idenë se në vende të tjera të botës të rinjtë janë të organizuar në aktivitete rinore e diskoteka dhe nuk mund të mendohet përdorimi i tyre gjatë fushatave elektorale.

Në këtë fushatë zoti Shehi vë re dy gjëra pozitive: pjesmarrja e madhe e grave dhe vajzave si kandidate në këtë fushatë, dhe gjuha politike që po përdoret, që nuk është e ashpër sic ka qenë gjatë fushatave të tjera.  

Sa i përket ndarjes së re administrative thotë se ishte e domosdoshme, por duhet të ishte bërë edhe me konsensusin e opozitës. “Nuk mund të mos pranojmë faktin se në këtë ndarje të re territorial kemi edhe pjesën elektorale të përfshirë, ç’ka në fakt e bën më të vështirë procesin. Nëse do të ishte bërë me konsensusin e opozitës do të kishte më shumë qëndrueshmëri” thotë Shehi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Qyteti Studenti është kthyer në grumbull fjetoresh të degraduara, do e transformojmë
Ngjela sulmon Bashën:Një kryetar që as di të thotë gjë dhe as di të bëjë gjë, bën fushatë skifo shurdhuese »
Article Logic
Execution time: 0.029664993286133
array(1) { ["section"]=> string(83) "dashamir-shehi-po-i-perdorin-te-rinjte-per-fushate-sin-e-kohen-e-enver-hoxhes-12471" }