DASHNORJA/ Dje u varrosën dy trupa, një mashkull e një femër në dy qytete ngjitur... të vrarë nga plumbat

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:31 12-02-2018 DASHNORJA/ Dje u varrosën dy trupa, një mashkull e një femër në dy qytete ngjitur... të vrarë nga plumbat Foto ilustruese

Nga Agim Xhafka

Dje u varrosën dy trupa,një mashkull e një femër në dy qytete ngjitur. Të dy vrarë nga plumbat. Plumba nga revolja e mashkullit drejt femres e më pas drejt vetes. Krim pasioni, e quajti policia. Ashtu e besuan të gjithë. U provua që mashkulli ishte krimineli, por u varros si burri më i ndershëm e më i drejtë. Qindra vetë në varrimin e tij,plot lule mbi dheun e freskët. Tek femra, viktima e vërtetë, u çapitën pas arkivolit vetëm nëna e babai i së ngratës. Askush tjetër se ajo i kishte turpëruar, ishte e martuar, kishte fëmijë e ndërkohë dashuronte një të martuar tjetër që ia hapi gropën. Populli namusqar braktisi vajzën, nënën, dashnoren dhe përqafoi kriminelin, vrasësin. Hynë tek shtëpia e tij,pinë cigare, ngushëlluan dhe e bënë për një lekë atë putanën që ua mori më qafë djalin e lagjes.


Historia është rrënqethëse e tragjike. E gjykuar mbi klishe vajza 32 vjeçe ,apo nëna e nje fëmije ka një shkelje kodi moral. Ka tradhëtuar kurorën. Është lidhur me dikë,i cili e donte aq shumë sa edhe në prag të vrasjes i kishte bërë dhuratë.Pra një lidhje jo për lekë,jo për interes,jo për favore. Dashuri mes dy njerëzve. Kësaj i mungonte burri dhe atij mbase i mungonte pasioni, zjarri në shtëpinë e vet. Shoqëria jonë hesht për mijra prostituta nëpër botë që i ka nga halli dhe varfëria, që ze radhë në agjencitë e transfertave për të terhequr eurot e tyre që e di se për një vend pune bëhen kodoshllëqe pa fund, befas bëhet puritan e sedërli dhe godet pas vdekjes një 32 vjeçare.

Ajo gocë e krijoi atë marrëdhënie sipas zemrës, pasionit, ngrohtësisë e dashurisë. Por u nxit dhe nga rrethanat kur plot femra shqiptare kanë burrat, të dashurit, meshkujt në vende të ndryshme të globit. Kanë pranë veç fotot e tyre. E çdo dalje nga vija nxitet nga nje rrethanë a nga një mungesë. Ndaj varrimi drithërues i një vajze si një qen rruge dhe keqardhja masive për vrasësin më sjell aktual, sot titullin e një romani afër 100 vjeçar " Sikur të isha grua."

Edhe pas një shekulli femra nuk gjen dinjitet. Dashuron, vritet, është viktimë e shoqeria jonë vulgare dhe banale respekton vrasësin, atë që shkrepi plumbat mbi tëmthin e të ngratës.
Nuk gjej fjalë për këtë ndodhi. Lutem që dheu të jetë i lehtë mbi trupin e asaj Zhuliete që fati ia solli të kishte nje Romeo që vrau atë më përpara, jo veten e tij

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbesa nuk paguan dot kredinë, gjyshja Tahire bën veprimin e papritur (VIDEO)
Për të gjithë udhëtarët, në aeroport gjendet... DHOMA E LUTJEVE »
Article Logic
Execution time: 0.021036148071289
array(1) { ["section"]=> string(107) "dashnorja-dje-u-varrosen-dy-trupa-nje-mashkull-e-nje-femer-ne-dy-qytete-ngjitur-te-vrare-nga-plumbat-109968" }