“Dashuri në horizont”, dyshja e famshme ribashkohet

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:18 06-09-2016 “Dashuri në horizont”, dyshja e famshme ribashkohet

Situata po nxehet për Kendall Jenner dhe Harry Styles. Topmodelja dhe këngëtari i “One Direction” janë kthyer sërish bashkë, pas një pushimi të gjatë të ndarë.

 Sipas mediave ndërkombëtare, ata u ribashkuan në një takim më 31 gusht dhe dolën sërish në një takim të dytë 5 ditë më pas në Los Angeles. Sipas “HollywoodLife”, ata thjesht nuk mund t’i hiqnin dot duart nga njëri-tjetri. Kendall dhe Harry janë njohur shumë vite më parë dhe gjithmonë kanë patur një pëlqim për njëri-tjetrin.

Megjithatë vetëm në 2014-ën filluan të dilnin bashkë. Por, lidhja e tyre zgjati shumë pak. Gjithsesi, sipas raportimeve marrëdhënia midis tyre akoma nuk është serioze. Ata thjesht po kënaqen duke kaluar kohën sëbashku.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026726961135864
array(1) { ["section"]=> string(54) "dashuri-ne-horizont-dyshja-e-famshme-ribashkohet-52077" }