Dashuria dërgon hollandezin në spital (HISTORIA që po bën bujë në media)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:17 02-08-2016 Dashuria dërgon hollandezin në spital (HISTORIA që po bën bujë në media)

Mendoni se dashuria të lëndon vetëm ndjenjat?! Për një njeri të dashuruar marrëzisht, kjo ndjenjë u bë shkaku që e dërgoi atë në spital pas lodhjes sfilitëse.

Alexandër Pieter Cirk, fluturoi nga Hollanda në Kinë për të takuar të dashurën që e kishte njohur në internet, një kineze që ai e njihte si Zhang.

Por, ai përfundoi duke pritur 10 dite në aeroportin e Changsha-s pasi ajo nuk u paraqit në takim.

Orët dhe ditët e gjata në pritje u bënë shkak që ai të përfundonte në spital për lodhje të rënduar fizike.

Zoti Cirk tha për mediat kineze se ai dhe znj. Zhang, 26 vjeç, ishin njohur përmes një aplikacioni dy muaj më parë dhe kështu kishte filluar romanca midis tyre.

Ai vendosi të fluturojë nga Hollanda për ta vizituar atë, por kur ai arriti në Hunan (Provincë e Kinës) askush nuk shfaqet për ta takuar.

h.png

“Hollandezi refuzoi të largohet nga aeroporti për 10 ditët e ardhshme, dhe në fund u dërgua në spital pasi vuante nga lodhja fizike”, raporton Hunan TV.

Zonjusha Zhang kontaktoi me kanalin televiziv  një ditë pasi lajmi u publikua dhe u shpreh se kishte menduar se bëhej fjalë për një shaka.

“Ne kishim avancuar me lidhjen tonë por më pas ai filloi të dukej i pashpirt ndaj meje, tha Zhang për Hunan TV. Ai më dërgoi një foto të biletës së avionit një ditë por unë mendova se po bënte shaka. Më pas ai nuk më kontaktoi më”.

dutchman-chinese-dating4.png

Ajo shtoi se ditën që ai mbërriti në Kinë ajo ndodhej në një tjetër provincë për të kryer një operacion plastik dhe ndaj kishte fikur telefonin.

Më pas ky lajm bëri bujë në rrjetet sociale në Kinë dhe njerëzit filluan të komentonin për të, duke e cilësuar absurd veprimin e hollandezit. Po ju çfarë mendoni, do e bënte një shqiptar këtë?

h1.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033605098724365
array(1) { ["section"]=> string(76) "dashuria-dergon-hollandezin-ne-spital-historia-qe-po-ben-buje-ne-media-48496" }