Dasma e Skënderbeut/ Plas në PS, Velaj: S’kam marrë 25 milionë lekë, ja kush m’i dha paratë! I kthehet edhe Auron Tares: Grotesk, mjeran

Publikuar tek: barometri, më 07:59 26-04-2018 Dasma e Skënderbeut/ Plas në PS, Velaj: S’kam marrë 25 milionë lekë, ja kush m’i dha paratë! I kthehet edhe Auron Tares: Grotesk, mjeran

Hapi shumë debat “dasma” e improvizuar në Kalanë e Kaninës për heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

E gjitha ishte një ëndërr e hershme e deputetit të PS Fate Velaj e cila u tha se i kushtoi buxhetit të shtetit 25 milionë lekë por një gjë e tillë mohohet me forcë nga deputeti i PS.

Velaj thotë se në fakt, dasma u financua nga djemtë e Kaninës përmes donacioneve vullnetare.

Deputeti i PS i përvishet edhe drejtorit të Ramës, Auron Tares duke “ndezur” debatin brenda vetë socialistëve.

Drejtori i Agjencisë së Bregdeteve, Auron Tare, ditën e djeshme e cilësoi si qesharak organizimin e dasmës në Kaninë duke sjellë edhe një shembull nga Roma por , deputeti i PS e quan këtë krahasim grotesk e mjeran.

“Është e vërtetë që Kali tërhiqej nga një litar, por, paska akoma njerëz që e shohin kalin nga dhëmbët. Si tja bënim ne momentin e fundit kur personi që na premtoi të na sillte kuajt më të bukur në Shqipëri, nuk erdhi sepse ashtu i doli një punë. Ata kuaj që ti komenton u gjetën orën e fundit. 
Çfarë ti thosha unë Arbëreshit që erdhi si Skënderbeu; ndërro këpucët se, diku maleve është dikush që është rritur me Gaius Iulius Caesar (Jul Cesari) e Marcus Antonius (Mark Antoni) dhe i njeh mirë veshjen e tyre, tabjatet e tyre”, shkruan Fate Velaj.

REAGIMI I PLOTË:

NJË PËRGJIGJE PËR ATA QË E DUAN SHQIPËRINË VETËM ME FESTA ËMBËSIRASH E MISHI TË PJEKUR

Në Kaninë të Vlorës, në datë 22 Prill, për herë të parë në histori, u festua 567 vjetori i dasmës më kuptimplotë të historisë së kombit shqiptar, asaj të Skënderbeut me Donika Arianitin. 
Në një ceremoni modeste, me pjesëmarrjen e një grupi prej 50 Arbereshësh, si dhe të ardhur nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Kruja, Tirana, Durrësi, Fieri... e nga Vlora, Kalaja e Kaninës, u rikthye në qendrën e kujtesës kombëtare.
Si ideator dhe organizator i këtij aktiviteti, realizova një ëndrrën time të vjetër, shprehur prej vitesh mes miqsh e, për ta realizuar këtë, ju drejtova përsëri miqve, vëllezërve të mij Kaniniot që e mbajtën në zemër e në mendje këtë ngjarje dhe e realizuam ashtu siç mundëm. Madje, shumë herë më bukur seç kishim mundësitë. 
Skënderbeu e Donika, erdhën nga Lungro e Kalabrisë. E donin me patjetër vëllezërit tanë Arbëresh të ishin ata të parët që do e realizonin këtë çift, më të famshmin çift të historisë së Kombit tonë. Ditën e dielë, 22 Prill, Kalaja e Kaninës u mbush me festues, me valltarë nga vise të ndryshme ardhur enkas për të festuar. 
Ngjarja e tejkaloi madhështinë por, njëkohësisht, vapa e madhe e asaj dite, nxori jashtë dhe zhapikët e fshehur poshtë gurëve të kalasë shekullore të cilët, filluan të hidhin në hava helmin e tyre. Kuturu. Të kapë kë të kapë e të helmohet kush të dojë. Ata, nuk mbanin përgjegjësi për fatin e zi të atij që do helmohej.
E para u hodh helmi i një ardhuce se dasma ka marrë para publike prej 25 milion lekë. Do ishte mirë të kishte marrë por, nuk mori. Para publike kanë marrë shumë aktivitete në këto 27 vite por jo të gjitha kanë qenë vlerë. 
Nuk u morrë asnjë lek nga ministria e kulturës. As nga Bashkia e Vlorës. ZERO. Shkoni pyesni. Hapni dosjet dhe shikoni. Festa u finacua nga djemtë e Kaninës për ta nisur këtë ngjarrje në vitin jubilar të Skënderbeut.
Ishte perfekt? JO. E dimë por, do të jetë vitet e ardhshme. 
U tha se ishte qesharake. JO. Ishte madhështore. Ishte dritëruese si dielli që i rrinte në kokë nuses, vajzës së Kaninës dhe djalit të Krujës. Në fjalën time përshëndetëse e thashë se vitin tjetër do të vijnë 5000-10.000 veta në Dasmën e Skënderbeut sepse kjo festë do të jetë e përvitshme. E përhershme. Kjo është DASMA E KOMBIT dhe do jetë e të gjithëve. Dhe vitin tjetër, në atë pas dy viteve e shume viteve do jetë akoma më e bukur. 
Më madhështore. 
Më vezulluese. 
Më verbuese.

Të krahasosh Kaninën me Romën, është groteske. Mjerane. Vetëm buxheti i kulturës së bashkisë së Romës është më i madh se i shtetit shqiptarë. 
Është e vërtetë që Kali tërhiqej nga një litar, por, paska akoma njerëz që e shohin kalin nga dhëmbët. Si tja bënim ne momentin e fundit kur personi që na premtoi të na sillte kuajt më të bukur në Shqipëri, nuk erdhi sepse ashtu i doli një punë. Ata kuaj që ti komenton u gjetën orën e fundit. 
Çfarë ti thosha unë Arbëreshit që erdhi si Skënderbeu; ndërro këpucët se, diku maleve është dikush që është rritur me Gaius Iulius Caesar (Jul Cesari) e Marcus Antonius (Mark Antoni) dhe i njeh mirë veshjen e tyre, tabjatet e tyre.
Për mos u marrë me çfarë është shkruar, dua tu them se, Shqipërisë, ju shtua një festë domethënëse. 
E përvitshme. 
E përhershme.
DASMA E KOMBIT. 
DASMA E BASHKIMIT.

Ata që janë mësuar ta shohin kalin nga dhëmbët, e duan Shqipërinë vetm me festa ëmbëlsirash. Me festën e mishit të pjekur. Janë ata që kanë 27 vite që merren me analizat se kur iku gjermani i fundit nga shqipëria, në datë 28 apo 29 nëntor 1944 e shpikën festat e tyre. Të revanisë. Të asudesë. Të reshedisë. Të dhisë e të kecit. 
Ata që kanë 27 vite që Skënderbeun e bëjnë një herë Serb e një herë Bullgar. Një herë Malazez e në herë Kinez, por asnjëherë Shqiptarë.
Por, kur shohin të realizohet një festë ku mblidhet shqiptarizmi, kërkojnë ta çojnë kalin tek dentisti.
Ejani vitin tjetër në Kaninë. Ejani të shihni si do jetë. Ejani të festoni në vendin më të bukur mbi dhe. Ejani të ndiheni princëror, si njëherë e një kohë. Bashkojuni të ardhurve nga Kosova, Maqedonia, Mal i Zi, Arbëreshëve dhe gjithë Shqipëria. 
Fate Velaj

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031319141387939
array(1) { ["section"]=> string(136) "dasma-e-skenderbeut-plas-ne-ps-velaj-s-kam-marre-25-milione-leke-ja-kush-m-i-dha-parate-i-kthehet-edhe-auron-tares-grotesk-mjeran-118348" }