David Cameron: Duhet ta kisha menaxhuar më mirë çështjen e “Panama Papers”

Publikuar tek: bota, më 20:54 09-04-2016 David Cameron: Duhet ta kisha menaxhuar më mirë çështjen e “Panama Papers”

David Cameron, i ndodhur nën presionin e kundërshtarëve politikë, medias si dhe qindra personave që kërkonin dorëheqjen e tij përpara Downing Street pohoi ditën e sotme se duhet të kishte menaxhuar më mirë çështjen e “Panama Papers”, duke iu referuar shoqërisë offshore drejtuar nga i ati i tij.

Një protestë e madhe kundër qeverisë u regjistrua në Reikjavik, për të gjashtën ditë radhazi duke shkaktuar rrëzimin e kryeministrit islandez.

Në Londër pavarësisht inkurajimit të Edward Snowden në Twitter, përkrahësit pro largimit të Cameron nuk kanë shënuar mobilizim të gjerë, vetëm ato të mbështetur nga disa zëra të izoluar në partinë opozitare laburiste.

Rreth njëqind protestues tubuan përpara kryeministrisë më pas u drejtuan drejt një hoteli të madh vetëm dy kilometra larg, ku kryeministri britanik do të zhvillonte një takim me përfaqësuesit e partisë konservatore, të mbledhur në një kongres për përgatitjet e zgjedhjeve lokale në muajin maj.

“Kjo ka qënë një javë e gjatë e shënuar me shumë ngjarje”, u shpreh Cameron duke iu referuar çështjes që po e helmon çdo ditë prej së dielës së kaluar.

Publikimi që i ati i tij Ian, i cili ka vdekur në vitin 2010 kishte drejtuar një shoqëri investimesh në Bahamas, në të cilën kishte, siç e pohoi më vonë, edhe ai vetë aksione.

Asgjë e paligjshme, u shpreh kryeministri. Iu deshën katër deklarata të rezervuara nga shërbimet e tij përpara se ai të vendoste duke pranuar më në fund, dy ditë më parë se zotëronte aksione në këtë shoqëri offshore.

Duke shprehur keqardhje për mungesën e komunikimit me publikun, lideri konservator siguroi se nuk kishte kryer asnjë veprim të paligjshëm si dhe kishte paguar gjithnjë në mënyrë të drejtë taksat.

Ai rikonfirmoi dje premtimin për të publikuar së shpejti deklaratat e tij të pagesave të taksave, të kryera në vitet e fundit, i pari veprimi i këtij lloji për një kryministër britanik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.20212697982788
array(1) { ["section"]=> string(77) "david-cameron-duhet-ta-kisha-menaxhuar-me-mire-ceshtjen-e-panama-papers-37268" }