De Biasi: Askush nuk largohet nga Shqipëria edhe pas njohjes së Kosovës

Publikuar tek: sport, më 19:50 24-02-2016 De Biasi: Askush nuk largohet nga Shqipëria edhe pas njohjes së Kosovës

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi ka deklaruar për mediat e vendit të tij se me Federatën e Futbollit të Kosovës është arritur një marrëveshje për lojtarët me origjinë kosovare që aktualisht janë pjesë e kuqezinjve.

De Biasi është shprehur se lojtarët me origjinë kosovare nuk do të largohen nga Shqipëria edhe pasi Kosova të pranohet në UEFA dhe FIFA.

“Kemi 50% të lojtarëve nga Kosova në skuadër, që kanë zgjedhur të luajnë për Shqipërinë. Pasi të njihet Kosova nga FIFA, askush nuk do të largohet nga kombëtarja shqiptare. Kemi një marrëveshje me miqtë dhe vëllezërit tanë kosovarë, sipas së cilës ata lojtarë që janë aktualisht me Shqipërinë nuk do të thirren nga Kosova”, ka thënë tekniku italian.

Gjysma e ekipit të Kombëtares Shqiptare përbehet nga shqiptarë të Kosovës, por edhe të Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Man. City pranë çerekfinaleve, Altetiko probleme në sulm
Krijohet Agjencia e Shërbimeve të Sportit, merr në administrim terrenet sportive, asistencë për federatat dhe ekipet »
Article Logic
Execution time: 0.018332004547119
array(1) { ["section"]=> string(76) "de-biasi-askush-nuk-largohet-nga-shqiperia-edhe-pas-njohjes-se-kosoves-33452" }