Është bërë publike vetëm para pak momentesh në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar nga Xhani De Biazi. Në krahasim me ndeshjet e fundit, italiani ka menduar të bëj disa ndryshime të rëndësishme duke lënë jashtë emra të mëdhenj dhe afruar futbollistë të rinj e me të ardhme sipas tij.
Në konferencën për shtyp të dhënë në ambientet e FSHF-së, trajneri De Biazi është shprehur se ka grumbulluar Latifin dhe Grezdën sepse kërkon që t'i shohë ata se si do të integrohen me grupin, ndërsa i cilësoi si lojtarë shumë të talentuar.
Për Sadikun, De Biazi u shpreh: "Të hënën do të shohim se si është gjendja e tij fizike. Është shumë i rëndësishëm për Kombëtaren, pasi po kalon një moment të mirë dhe e njeh portën shumë mirë. Por, ashtu si Sadiku, edhe lojtarët e tjerë janë të rëndësishëm për Kombëtaren", u shpreh De Biazi.
Lista e lojtarëve të grumbulluar:
Etrit Berisha
Alban Hoxha
Orges Shehi
Naser Aliji
Berat Xhimshiti
Mergim Mavraj
Elseid Hysaj
Ansi Agolli
Frederik Veseli
Ledian Memushaj
Ergys Kaçe
Andi Lila
Liridon Latifi
Migjen Basha
Eros Grezda
Odise Roshi
Burim Kukeli
Ermir Lenjani
Jahmir Hyka
Taulant Xhaka
Amir Abrashi
Bekim Balaj
Armanda Sadiku
Azdren Llullaku
Rei Manaj