De Biasi braktis konferencën për shtyp, po pyetej për përlotjen e ditës së djeshme (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 12:47 01-06-2016

De Biazi më i nervozuar se kurrë gjatë drejtimit të kombëtares së Shqipërisë. Replika me gazetarët, më shumë se përgjigje, derisa ngrihet dhe e braktis konferencën për shtyp, kur një pyetje ishte drejtuar për të. Për qetësi nuk mund të flitet në këto momente te 60-vjeçari nga Sarmede, i cili ka vijuar të thotë se nuk i jep askujt llogari për zgjedhjet që ka bërë, edhe pse i konsideron të vuajtura, të vështira. Mes të tjerash, trajneri kuqezi nënvizoi:

“Largimi i katër lojtarëve dhe shpallja e 23 emrave për në Francë ishte një zgjedhje tepër e vështirë dhe dëshpëruese. Sigurisht, ne duhet të bëjmë disa vlerësime të detajuara dhe të thella për çdo lojtar. Ishte një mënyrë e drejtpërdrejtë, tepër transparente me lojtarët, duke ua bërë të ditur se cilat ishin arsyet që nuk vinin në Francë. Si reaguan lojtarët? Ata do ta pranonin një vendim të tillë, sepse vendimet merren nga trajneri. Ishin të mërzitur, natyrisht. Këto vendime janë bërë në bazë të punës së këtyre ditëve dhe bindjeve të mia. Nuk jemi këtu për të hyrë në emra të përveçëm. Janë zgjedhje të bëra në aspektin fizik dhe teknik. Unë mendoj se në listën prej 23 emrash janë lojtarët më të mirë, që mund ta përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në Europian.”

Nuk mund të mungonte pyetja për largimin e Gjimshitit, një lojtar me contribute në fushatën kualifikuese, që shënoi edhe kundër Armenisë, transmeton Telesport.

”Pyetja juaj mund të ishte edhe pse nuk është Rashica. Edhe kjo pyetje mund të bëhej. Gjimshiti ka luajtur pak këtë vit, ndërsa me Rashicën është e kundërta. Ai ka shkëlqyer te Vitesse, por nuk ka qenë shumë me ne. Rashica është superlojtar, që do të jetë pjesë e kombëtares në vazhdim.” Pyetja që e tërbon më shumë De Biazin është ajo për Veselin, i cili nuk ka luajtur fare në kualifikuese, por figuron në 23 emrat e “Euro 2016”. A ka standard të dyfishtë në zgjedhjet e trajnerit të kombëtares? “Këto janë zgjedhje që i kam bërë unë. Nëse do të ishit ju, gazetarët, do të zgjidhnit ndryshe, ndoshta. Eshtë e drejta ime të zgjedh në këtë rast, besoj,” – përgjigjet De Biazi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi pas presionit të tifozëve jep shpjegime për Gjimshitin e Rrashicën: Pse nuk i zgjodha
Kombëtarja shqiptare e treta nga fundi, vlen 40 milionë euro »
Article Logic
Execution time: 0.021445035934448
array(1) { ["section"]=> string(93) "de-biasi-braktis-konferencen-per-shtyp-po-pyetej-per-perlotjen-e-dites-se-djeshme-video-42116" }