De Biasi del në konferencë dhe bën publike ndryshimet në kombëtare

Publikuar tek: sport, më 10:29 29-08-2016 De Biasi del në konferencë dhe bën publike ndryshimet në kombëtare

Trajneri i kombëtares kuqezi në konferencën e parë për shtyp përpara ndeshjeve eliminatore të Botërorit tregon ndryshimet në stafin kuqezi, por edhe lojtarët që janë larguar. Më tej ai flet edhe për ata që ka thirrur dhe ata që kanë zgjedhur Kosovën, por për objektivin që Shqipëria do të ketë në grup, De Biazi e anashkalon. “Desha të rikujtoj që në këtë ndeshje nuk do të jetë kapiteni Lorik Cana, i cili ka vendosur që të largohet nga Kombëtarja. Në radhë të parë dua që të falenderoj për kontributin, për personin që ishte dhe për mbështetjen e dhënë”.

“E nisi titullar ndaj Zvicrës, sepse ishte dëshira e tij që të luante si një finale, u ndëshkua, mungoi kundër Francës, ndërsa në ndeshjen e tretë e nisi nga pankina dhe dha kontributin e tij për fitoren kundër Rumanisë. Fitore e madhe për ekipin tonë. Edhe një herë dua ta falenderoj”.

“Dua të falenderoj dhe mjekun Arben Çeliku, i cili është larguar. E falenderoj për ndihmën që i ka dhënë kombëtares. Ai ka dhënë kontribut të madh dhe ka qenë mik i mirë”. “Dua që t’iu prezantoj mjekun e ri të kombëtares, i cili ka qenë mjek i Torinos dhe Juventus. Sot është pranë Juventusit si staf mjekësor. Ka fituar tre kampionate dhe dy Kupa të Italisë”. “Duke nisur nga nesër do të nisim përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Marokut. Është një ndeshje shumë e fortë dhe Maroku është skuadër më e përgatitur se ne. Për të përballuar këtë sfidë të re, në grup kemi Spanjën dhe Italinë që kanë nivel shumë të lartë. Siç e dini grupi jonë duhet që ta përballojë mirë sfidën e parë në grup”. “Duhet të harrojmë atë që kemi bërë dhe entuziazmin që pati Europiani, tashmë gjithçka është e mbyllur. Duhet të shihet si eksperiencë, ndërsa duhet të shihet objektivi i radhës. Nga Europiani duhet të trashëgojmë frymën dhe dëshirën për të arritur deri atje. Tani duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës”. Kapiteni – Do ta vendosim këto ditë.

Objektivi – Nuk mund të jap përgjigje tani, por ne duhet të bëjmë maksimumin. Strakosha – Pas grumbullimit me U-21 do të bashkohet me ne. Kosova – Nuk shoh eksod, por lojtarë kosovarë të cilët nuk kanë gjetur hapësira këtu dhe tashmë kanë zgjedhur një tjetër përfaqësuese. Për grupin që u thirrën, por nuk erdhën në Francë, mund të them që kanë bërë zgjedhjen e tyre për të përfaqësuar shtetin e tyre. Seleksionimet – Normalisht që do të vazhdojnë, sepse kjo është puna jonë dhe do ta bëjmë me profesionalizëm. Kush do të bëhet pjesë e jona do të testohet dhe kush nuk dëshiron, është i lirë të zgjedhë.

Vitrina – Kampionati i Francës i dha shumë përparësi kombëtares tonë. Ishte një vitrinë për lojtarët tanë. Merkato – Sadiku është zgjedhje e merkatos. Akoma nuk ka përfunduar merkato. Deri në 31 ka mundësi. Të luajë në Kategorinë e Parë në Zvicër nuk është mirë për të. Të luajë në Europa League, normalisht që është vitrinë e mirë për të./ Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Bomba” e Klodian Duros, nxjerr sheshit “të palarat” dhe tallet keq me Gjicin
Kosovarët ndihen të provokuar nga ky postim i Granit Xhakës, nuk lënë fjalë pa i thënë »
Article Logic
Execution time: 0.044209003448486
array(1) { ["section"]=> string(72) "de-biasi-del-ne-konference-dhe-ben-publike-ndryshimet-ne-kombetare-51162" }