De Biasi dhe Cana kërkojnë fitoren: Respektojmë kundërshtarin, por ne duam të shkojmë në Francë

Publikuar tek: sport, më 17:28 07-10-2015 De Biasi dhe Cana kërkojnë fitoren: Respektojmë kundërshtarin, por ne duam të shkojmë në Francë

Tranjeri i Kombëtares shqiptare Gianni de Biasi dhe kapiteni i skuadrës Lorik Cana kanë deklaruar në konferencën e fundit për shtyp se ndaj Serbisë ditën e nesërme do të kërkojnë vetëm fitoren.

De Biasi dhe Cana janë shprehur se Shqipëria e respekton kundërshtarin e tij, por objektivi i skuadrës është fitorja dhe udhëtimi i Francës.

De Biasi: “Kjo është një ndeshje vendimtare për ne. Për mua tensioni është në nivele normale, është një ndeshmje e rëndesishme, tensioni është ai i duhuri. Kam pasur ide të qarta në formacion, pjesa më e rëndësishme e lojtërëve janë disponibël për këtë ndeshje. Kundërshtari është i fortë, ka lojtarë që luajnë në ekipe të mira, por ne jemi te pergatitur.

Nuk besoj se është ndonjë andikap i madh, për ato minuta që kemi qenë në fushe ne kemi bërë një lojë të mirë. Ne kundërshtarin e njohim mirë, dhe qëllimi është rezultati pozitiv. Në do të futemi në lojë për të fiturar ndeshjen. Në hyjmë në fushë duke respektuar kundërshtarin, por duke arritur objektivat tona.

Për një trjaner kjo është ndeshja më e thjeshtë për tu përgatitur, sepse lojtarët e kanë motivimin brenda. Besoj që ne duhet të jemi inteligjentë në fushë dhe të shfrytëzojmë goditjet e këndit apo ato të dënimit për të fituar.”

Cana: “Mënyra jonë e përgatitjes së ndeshjes nuk ka ndonjë ndryshim nga ato të ndeshjeve të tjera. Është një popull i mrekullueshëm që ne e përfaqësojme me krenari. Sic jemi përgatitur cdo ndeshje do të përgatisim edhe këtë. Do të respektojmë kundërshtarin, por do të kërkojmë fitoren e ndeshjes.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nisin ankesat e para të serbëve: Do na gjykoi bashkëkombasi i De Biasit
Çurçiç dhe Ivanoviç: Shqipëria ka ekip të fort, duam fitoren nesër »
Article Logic
Execution time: 0.019937038421631
array(1) { ["section"]=> string(99) "de-biasi-dhe-cana-kerkojne-fitoren-respektojme-kundershtarin-por-ne-duam-te-shkojme-ne-france-22577" }