De Biasi do tri pikë me çdo kusht, kërkon edhe një nder nga Italia në sfidën ndaj Spanjës

Publikuar tek: sport, më 20:20 05-10-2016 De Biasi do tri pikë me çdo kusht, kërkon edhe një nder nga Italia në sfidën ndaj Spanjës

Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka dalë në konferencën për shtyp teksa ka folur për ndeshjen e nesërme, ku kuqezinjtë do të ndeshen me Lihtenshteinin. Trajneri italian ka deklaruar që e di vështirësinë e këtij takimi, megjithatë ai me stafin teknik kanë studiuar kundërshtarin dhe do të mundohen në pikat e dobëta ku ata çalojnë.

"Pas Maqedonisë ne jemi fokusuar sa më mirë te Lihtenshtenini. Është një ndeshje shumë e vështirë, por shpresojmë të dalim me pikë nga kjo ndeshje. Çdo ekip ka karakteristikat e tij. Ne e kemi studiuar kundërshtarin e nesërm dhe do të mundohemi të eliminojmë pikërisht pikat e forta të saj. Gjithashtu kemi studiuar edhe pikat e dobëta, ku do të mundohemi ta godasim Lihtenshteinin për të arritur te fitorja.

Sadiku? Është lojtari më në formë i momentit. Ai shënoi në ndeshjen kundër Maqedonisë. Është një mungesë shumë e rëndësishme për ne, por besoj se lojtarët e tjerë që kemi në dispozicion do të bëjnë më të mirën. Kam pasur një komunikim sot me të dhe është operuar. I uroj shërim të shprejt dhe rikthim sa më të shpejtë në Kombëtare.

Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, në mënyrë që ta fitojmë ndeshjen. Duhet të luajmë me shpejtësinë e duhur që të arrijmë te triumfi. Kjo ndeshje nuk është përgatitur një ditë para, por ka ditë që lojtarët përgatiten si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht.

Është një ndeshje që po e them që tani, pasi është shumë e vështirë. Duhet të luajmë me inteligjencën e duhur që të marrim atë dëshirojmë në këtë takim.

Nuk më intereson shumë ndeshja e Spanjës dhe Italisë. Më intereson shumë çdo të marrim nesër në këtë stadium. Do të shpresoja që Spanja të lodhet sa më shumë në ndeshjen me Italinë dhe të vijë te ne në një rrugëtim të lodhshëm", përfundoi Gianni de Biasi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon operacioni në gju i Sadikut, sulmuesi tregon këmbën e fashuar. Sipër krevatit me vigon dhe bën gjestin që s’pritej
Rekordi ‘’Guinnes’’ në Angli, portieri zëvendësohet çuditshëm vetëm 3 minuta nga fillimi i lojës »
Article Logic
Execution time: 0.021700143814087
array(1) { ["section"]=> string(94) "de-biasi-do-tri-pike-me-cdo-kusht-kerkon-edhe-nje-nder-nga-italia-ne-sfiden-ndaj-spanjes-55202" }