De Biasi e nis siç duhet, Alaves merr fitoren e parë në La Liga pas 6 humbjeve

Publikuar tek: sport, më 20:51 30-09-2017 De Biasi e nis siç duhet, Alaves merr fitoren e parë në La Liga pas 6 humbjeve

Ka nisur me sukses aventura e ish-trajnerit të Kombëtares, De Biasi te spanjollët e Alaves, të cilët fituan me rezultatin 2-0, ndaj Levantes.

Skuadra e italianit ka arritur të marrë fitoren e parë në Kampionat pas 6 humbjeve.

Alaves e zhbllokoi takimin që në pjesën e parë, kur në minutën e 33', El Haddadi shënoi golin e parë.

Më pas, në pjesën e dytë ishte sërish skuadra e italianit që shënoi në minutën e 81', me anë të Medran.

Pas kësaj fitoreje Alaves ka marrë 3 pikët e para dhe është ngjitur në vendin e parafundit në renditje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti i Olimpiakosit pendohet: Gabova me Besnik Hasin
»
Article Logic
Execution time: 0.018870115280151
array(1) { ["section"]=> string(83) "de-biasi-e-nis-sic-duhet-alaves-merr-fitoren-e-pare-ne-la-liga-pas-6-humbjeve-94290" }