De Biasi e ‘tepron’ me shqiptarizmin, tani do pasaportën me shqiponjë

Publikuar tek: sport, më 14:09 19-01-2015 De Biasi e ‘tepron’ me shqiptarizmin, tani do pasaportën me shqiponjë

Tekniku i  Kombëtares shqiptare, Gianni De Biazi zbulon një nga dëshirat e tij të fshehta, atë të pajisjes me pasaportë shqiptare.

I intervistuar nga drejtuesit e faqes zyrtare të Tifozëve Kuq e Zi, De Biazi ka rrëfyer eksperiencën e tij tek kombëtarja jonë, ndërsa kë rrëfyer dhe dëshirën e tij të fshehur. “Drejtimi i një kombëtareje është një eksperiencë e re, prandaj dhe ngela pak i habitur nga oferta, por më pas u hodha në këtë “aventurë” të re me një entuziazëm të madh”, ka thënë De Biazi, i cili thekson se puna në stolin kuqezi po jep rezultate mjaft të mira.

De Biazi gjithashtu vlerëson mjaft tifozerinë Shqiptare dhe në rast kualifikimi të Shqipërisë për Europianin e Francës, thekson se shumica e tifozëve në Paris do të jenë Shqiptarë.  Në fund të intervistës,  De Biazi, bënë të ditur se do i të kishte pasaportën shqiptare. 

“Do dëshiroja që miku im Kryeministër, Edi Rama të më jepte “Nënshtetësinë shqiptare”. Do isha me të vërtetë shumë krenar”, thekson tekniku italian i kuqezinjve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Cristiano Ronaldo shënon gola më shumë sesa gjithë ekipi i Milanit
Kur selfie bëhen ekstreme! Kritikohet futbollisti i Inter, Mauro Icardi »
Article Logic
Execution time: 0.020240068435669
array(1) { ["section"]=> string(70) "de-biasi-e-tepron-me-shqiptarizmin-tani-do-pasaporten-me-shqiponje-948" }