De Biasi flet pas humbjes 3-1 kundër Ukrainës

Publikuar tek: sport, më 22:27 03-06-2016 De Biasi flet pas humbjes 3-1 kundër Ukrainës

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka reaguar pas ndeshjes miqësore kundër Ukrainës. Trajneri italian është shprehur se futbollistët kanë luajtur shumë mirë pjesën e parë por kemi pësuar sërish gola prej budallallëkut.

"Ata me dy gjuajtje na bënë dy gola, në rastin e parë fjetëm ne, në të dytin përsëri. Ne pësojmë gol në budallallëkun minimal. Kjo më mërzit, gjatë gjithë javës punojmë shumë mbi mbrojtjen. Pastaj nuk e di, kemi frikë kur topi është në zonë, ne jemi shumë të frikësuar nuk luajmë topin me qetësi”, ka deklaruar De Biasi për "Supersport".

"Është makth të pësosh tre gola me këtë lehtësi, është diçka që më lë një shije të keqe në gojë. Mendoja se ndeshja mund të shkonte ndryshe. Mendoj se në pesën e parë, sipas meje, kemi luajtur më mirë se ata, kishim më shumë raste”, shtoi trajneri italian.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova, fitore historike
Besnik Hasi firmos me polakët e Legia Warsaw »
Article Logic
Execution time: 0.01108193397522
array(1) { ["section"]=> string(51) "de-biasi-flet-pas-humbjes-3-1-kunder-ukraines-42382" }