De Biasi flet pas ndeshjes: Ku gabuam dhe kush ishte arsyeja

Publikuar tek: sport, më 16:15 11-06-2016 De Biasi flet pas ndeshjes: Ku gabuam dhe kush ishte arsyeja

Flet trajneri i kombëtares Gianni De Biasi pas ndeshjes Shqipëri- ZVicër: 0-1.

"Ishte një ndeshje që ishte si një festë. Kishte shumë tifozë shqiptarë dhe kishim mbështetje maksimale. E kam thënë në fillim që duam që të bëjmë më të mirën dhe duam të fitojmë mbi emocionet dhe tensionin. Kemi bërë përgjithësisht një garë të mirë. Kemi gabuar shumë në minutat e para, edhe pse kjo ishte paraprirë nga emocionet".

"Sigurisht ne kemi pasur mundësitë tona, duhet të kishim shënuar në tre mundësitë e pastra që patëm, kështu që duhet të shohim përpara. Kjo është ndeshja e parë, por ne do të vazhdojmë, pasi kanë mbetur dy takime që janë edhe më të vështirë. Duhet të mësojmë nga gabimet që bëmë në 20 minutat e para të lojës".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017098903656006
array(1) { ["section"]=> string(65) "de-biasi-flet-pas-ndeshjes-ku-gabuam-dhe-kush-ishte-arsyeja-43196" }