De Biasi flet për SunSport: Nuk do e refuzoj Anglinë, së bashku mund të arrijmë rezultate të larta

Publikuar tek: sport, më 17:31 13-07-2016 De Biasi flet për SunSport: Nuk do e refuzoj Anglinë, së bashku mund të arrijmë rezultate të larta

Trajneri italian i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi ka folur ekskluzivisht për tabloidin britanik “SunSport” duke shprehur gadishëmrinë e tij për të drejtuar kombëtaren angleze.

Pas largimit të Roy Hodgson federata angleze e futbollit po sheh si një mundësi të mirë për zëvendësimin e tij trajnerin e Sunderland, Sam Allardyce, por De Biasi këmbëngul në seriozitetin e tij për këtë mundësi.

“Jam i nderuar që emri im lidhet me kombëtaren angleze të futbollit. Lojtarët kanë talent dhe kualitete që duhet të rizbulohen në mënyrën e duhur”.

“Të punoj si trajner i Anglisë është një mundësi që nuk mund ta refuzoj”, ka thënë Be Biasi duke shtuar se “Jam i bindur, dhe e them me shumë përulje, se së bashku mund të arrijmë rezultate të larta”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Email-i i Armando Dukës rrjedh në media, i quan tifozët legena
Partizani barazon me Ferencvarosh, Fili shënon super-gol »
Article Logic
Execution time: 0.016547918319702
array(1) { ["section"]=> string(102) "de-biasi-flet-per-sunsport-nuk-do-e-refuzoj-angline-se-bashku-mund-te-arrijme-rezultate-te-larta-46481" }