De Biasi grumbullon të vetmin lojtar të përjashtuar nga “Euro 2016” që nuk u largua nga Kombëtarja

Publikuar tek: sport, më 22:04 22-08-2016 De Biasi grumbullon të vetmin lojtar të përjashtuar nga “Euro 2016” që nuk u largua nga Kombëtarja

De Biazi ka grumbulluar në kombëtare për miqësoren kundër Marokut dhe ndeshjen kundër Maqedonisë Berat Gjimshitin.

Burime për newsport.al bëjnë me dije që qendërmbrojtësi shtatlartë është ftuar nga tekniku italian për sfidat e radhës. Gjimshiti ishte përjashtuar nga lista e 23 futbollistëve që morën pjesë në Europianin “Francë 2016”. Por cilësitë e tij janë të dukshme, ndaj dhe trajneri italian ka vendosur që ta ketë në dispozicion për ndeshjet e radhës.

Megjithatë duhet thënë që Gjimshiti nuk ka lidhje me Kosovën dhe një largim i tij nuk pritej, pasi është me origjinë nga Lugina e Preshevës. Por grumbullimi i tij në kombëtare përsëri është një lajm i mirë, pasi specialistët e konsiderojnë Gjimshitin si shtyllën e mbrojtjes kuqezi në të ardhmen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arti dhe karnavalet mbyllin Rion, teknologjia dhe humori hapin Tokion
Erjon Bogdani te Partizani, ç’kërkon ish-sulmuesi kuqezi në kampin e kuq?! »
Article Logic
Execution time: 0.013015031814575
array(1) { ["section"]=> string(102) "de-biasi-grumbullon-te-vetmin-lojtar-te-perjashtuar-nga-euro-2016-qe-nuk-u-largua-nga-kombetarja-50551" }