De Biasi kërkon në Kombëtare “lojtarin më të mirë” të Maqedonisë

Publikuar tek: sport, më 16:46 29-08-2015 De Biasi kërkon në Kombëtare “lojtarin më të mirë” të Maqedonisë

Kombëtares pritet ti bashkohen të tjerë talente shqiptarë nga Maqedonia. Një prej tyre është Jasir Asani, një prej yjeve të rinj të kampionëve të Vardarit nga Shkupi.

Drejtuesit e Federatës së Futbollit kanë nisur interesimin për sulmuesin e krahut të majtë. 20-vjeçari është nën vëzhgim intensiv dhe synohet që shumë shpejt lojtari ti bashkohet skuadrës së drejtuar nga Gianni de Biasi, transmeton Supersport.

Asani, i cili është pjesë e ekipit Shpresa të Maqedonisë, cilësohet si një prej talentëve më të mëdhenj të futbollit në vendin fqinj. Vitin e kaluar është përzgjedhur si “Lojtari i ri më i Mirë”, ndërsa janë të shumtë ata që besojnë se sulmuesi do të ndjekë gjurmët e një legjende si Artim Shaqiri. Në radarët e FSHF-së është edhe lojtari tjetër i talentuar nga Maqedonia, Taulant Seferi.

18-vjeçari është transferuar në janar 2015 të Young Boys në Zvicër. Vlera në merkato e mesfushorit të krahut të majtë përllogaritet në rreth 250 mijë euro.

Aktualisht, Naser Aliji i Vaduzit është i vetmi futbollist shqiptar nga Maqedonia që luan në Kombëtare. Mbrojtësi debutoi në miqësoren e fituar 1-0 përballë Francës gjatë muajit Qershor ku dha menjëherë garanci në krahun e majtë të mbrojtjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana “i vjedh” në minutën e fundit 1 pikë Laçit
Danimarka me shqiptarë në skuadër kundër Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.027553081512451
array(1) { ["section"]=> string(68) "de-biasi-kerkon-ne-kombetare-lojtarin-me-te-mire-te-maqedonise-19471" }