De Biasi korrigjon mediat: Bashkëshortja ime është italiane, jo shqiptare

Publikuar tek: sport, më 21:36 31-03-2015 De Biasi korrigjon mediat: Bashkëshortja ime është italiane, jo shqiptare

Ne mediat shqiptare ditët e fundit kishte qarkulluar lajmi se tranjeri i Kombëtares shqiptare të futbollit ishte martuar me një grua shqiptare.

Ndonëse De Biasi ka prezantuar më herët familjen e tij, mediat shqiptare kanë ngatërruar një batutë të tranjerit, duke e pasqyruar ndryshe nga e vërteta.

Për këtë ngatërrese, ka reaguar vetë De Biasi i cili sqaron se gjatë një interviste ka deklruar se ishte i martuar me një shqiptare për më tepër se tre vjet dhe me këtë nënkuptonte Kombëtaren shqiptare. Tranjeri italian konfirmon sërish se është i martuar me një grua italiane dhe jo shqiptare të quajtur Paola.

“Kohë më parë, në një interviste kisha thënë si ‘batutë’(shaka) që isha martuar me një shqiptare për më tepër se tre vjet dhe nënkuptoja skuadrën Kombëtare të Futbollit Shqiptar! Kjo batutë e imja ka krijuar një keqkuptim. Sot, dua të konfirmoj që nuk jam i martuar me asnjë grua shqiptare! Jeta ime, familja ime, janë Paola, bashkëshortja ime, dhe Chiara Sofia, vajza ime e adhurueshme”, ka sqaruar De Biasi.

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TKZ kërkojnë bashkimin e Federatave të Basketbollit Shqipëri-Kosovë
Fitorja ndaj Armenisë, Agolli pritet si hero në Azerbajxhan »
Article Logic
Execution time: 0.045032978057861
array(1) { ["section"]=> string(76) "de-biasi-korrigjon-mediat-bashkeshortja-ime-eshte-italiane-jo-shqiptare-7488" }