Vetëm përpara disa minutash, Gianni de Biasi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit Kombëtar.
I pyetur nga gazetarët, presidenti Armand Duka ka nxjerrë në dritë një emër të njohur për kuqezinjtë.
Paolo Tramezzani mund të jetë trajneri i ri që do të marrë në dorë frenat e kombëtares.
"Tramezzani mund të jetë zëvendësuesi i De Biasit", u shpreh Duka. Tramezzani ka qenë ndihmës i De Biasit dhe u shkëput disa kohë pasi drejtoi Luganon në Zvicër, aktualisht pa ekip.