De Biasi me fjalim emocionues në shqip, citon Skënderbeun: Qendroni të bashkuar dhe jeni të pathyeshëm

Publikuar tek: sport, më 09:57 15-11-2015 De Biasi me fjalim emocionues në shqip, citon Skënderbeun: Qendroni të bashkuar dhe jeni të pathyeshëm

Në cereomininë e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ka folur përpara të pranishmëve edhe trajneri i Kombëtares, Gianni de Biasi. Me një shqipe jo fort të pastër, por shumë mirë të kuptueshme, De Biasi ka vlerësuar punën e lojtarëve si dhe të gjithë shqiptarëve që mbështetën ekipin në këtë rrugëtim.

Trajneri italian kishte zgjedhur të citonte heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, për të dhënë mesazhet e tij gjatë fjalimit.

Lexo edhe: Djemtë e Kombëtares vishen “shik” për ceremoninë e FSHF-së, Duka: Do të surprizojmë

Fjala e De Biasit:

Në ceremoninë e organizuar nga FSHF në Pallatin e Brigada trajneri i kombëtares shqiptare, De Biasi mbajti një fjalim tepër impresionues i cili i ishte referuar heroit kombëtare Skënderbeut. De Biasi mbajti për herë të parë në shqip fjalimin e pavarësisht gabimeve në shqiptim, kuptohej mjaft mirë thelbi dhe rëndësia. Më poshtë fjalimi i plotë i trajnerit De Biasi.

Disa ditë më parë, Kryeministri Rama na ftoi në një panel diskutimi mbi librin e një strategu të shquar britanik, Alastair Campbell. Libri përpiqej të kuptonte pikat e përbashkëta të fituesve në sport, në politikë, dhe biznes. Edhe në këtë ceremoni ka nga këto grupe individësh, rrjedhimisht, unë duhet të zgjedh mesazhe të përshtatshme jo vetëm për futbollistë.

Zgjodha t’i referohem mesazheve të një figure të madhe të historisë sonë, të Mesjetës evropiane, Skënderbeut. Ai ishte ushtarak, dmth merrej dhe me politikë dhe me sport, madje e quanin Atlet të Krishtit. Si italo-shqiptar, e gjej kudo: në Romë, në sheshin “Albania”; në presidencë; në Këshillin e Ministrave; në Europa League me Korçën. Edhe këtu pas supeve tanë. Pra, nuk mund t’i shpëtojmë atij.

Siç thuhet në disa filma që kanë referenca të vërteta, edhe unë them të mos më merrni mua për Skënderbeun. Ai qëndron këtu pas nesh, i mermertë, në histori-ne jemi tokësorë. Zgjodha t’i përgjigjem diskutimeve se kush ka meritë në fitore, në kualifikim, me një citim të Skënderbeut. Ai, i ardhur nga Turqia, ku pati studiuar, iu përgjigj kështu turmave që brohorisnin pas fitores:

Fitoren nuk e solla unë, lirinë nuk e solla unë, por e gjeta këtu, mes jush.

Edhe unë, edhe ne në federatë, fitoren e gjetëm në frymën e kombit shqiptar, në talentin e tij, në brezat e tij të rinj dhe premtues, në zërin e kombit të bashkuar.

Kombi i bashkuar!! kemi këtu para nesh, kemi në kombëtare, lojtarët nga vise të ndryshme të copëtuara ku jetojnë shqiptarët. Kombëtarja u bë simbol i bashkimit të ri, në një epokë globale. Kështu që unë i referohem përsëri fjalëve të urta të heroit tonë, Skënderbeut, para vdekjes. Ai ftoi udhëheqësit e fiseve, ashtu si presidenti Duka dhe kryeministri Rama kanë ftuar në këtë sallë udhëheqësit e komuniteteve të ndryshëm. Me shembullin e tufës së shkopinjve për t’u thyer, ai u tha atyre:

në qoftë se ju qëndroni të bashkuar,ju do jeni të pathyeshëm!

Pra, edhe unë, (duke mos qenë Skënderbeu, dhe sigurisht as duke vdekur), ju drejtohem juve, lojtarë, politikanë, njerëz të biznesit: qëndroni të bashkuar për të mirën e këtij kombi, të këtij ekipi!

U drejtohem lojtarëve, që duke ndenjur të bashkuar kanë formuar një ekip nga më premtuesit në futbollin evropian: qëndroni të bashkuar, sepse kështu do të fitoni çdo betejë!

Faleminderit që më bëtë të gjej fitoren mes jush, dhe që jeni mbledhur për të mirën e përbashkët, zërin e kombit të bashkuar, të Shqipërisë së Madhe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi: Me Gjeorgjinë do provojmë diçka ndryshe. Tskhadadze: Dua fitore në “Qemal Stafa”
Sulmet terroriste mund të anulojnë Europianin Francë 2016, flet presidenti i Federatës franceze »
Article Logic
Execution time: 0.015156030654907
array(1) { ["section"]=> string(106) "de-biasi-me-fjalim-emocionues-ne-shqip-citon-skenderbeun-qendroni-te-bashkuar-dhe-jeni-te-pathyeshem-25455" }