De Biasi: Me Gjeorgjinë do provojmë diçka ndryshe. Tskhadadze: Dua fitore në “Qemal Stafa”

Publikuar tek: sport, më 15:04 15-11-2015 De Biasi: Me Gjeorgjinë do provojmë diçka ndryshe. Tskhadadze: Dua fitore në “Qemal Stafa”

Shqipëria do të luaj nesër në stadiumin “Qemal Stafa” miqësoren kundër Gjerogjisë. Gjatë një konference për mediat, trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka deklaruar se në këtë ndeshje do të provojë një formacion ndryshe nga ai me të cilin luajti në Prishtinë.

Sa i përket formacionit, tekniku italian u shpreh se atë do ta vendosë pas stërvitjes së sotme, ku do të shikojë me vemendje të gjithë lojtarët.

Trajneri i Gjeorgjisë, Kakhaber Tskhadadze është shprehur se në Tiranë kërkon fitoren, për të harruar humbjen e rëndë ndaj Estonisë. Në të njejtën linjë ka qenë edhe mesfushori  Aleksandre Kobakhidze, i cili ka thënë se nuk duhet të përsëriten të njejtat gabime ndaj Shqipërisë, siç ndodhi me Estoninë.

“Miqësorja e mëparshme me Estoninë ishte e turpshme. Të gjithë lojtarët kishin kohë të reflektonin rreth arsyeve përse u paraqitëm aq dobët. Duhet ta harrojmë atë ndeshje dhe të lëvizim më tepër në fushë. Me Shqipërinë nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime. Për mendimin tim Shqipëria ka një ekip më të mirë se Estonia, por mendoj se mund të korrigjojmë shumë aspekte të lojës tonë dhe të provojmë ti mundim”, ka thënë ai.

Lexo edhe:

Djemtë e Kombëtares vishen “shik” për ceremoninë e FSHF-së, Duka: Do të surprizojmë

De Biasi me fjalim emocionues në shqip, citon Skënderbeun: Qendroni të bashkuar dhe jeni të pathyeshëm

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hungaria mund Norvegjinë dhe kualifikohet për në “Francë 2016”
De Biasi me fjalim emocionues në shqip, citon Skënderbeun: Qendroni të bashkuar dhe jeni të pathyeshëm »
Article Logic
Execution time: 0.024996042251587
array(1) { ["section"]=> string(91) "de-biasi-me-gjeorgjine-do-provojme-dicka-ndryshe-tskhadadze-dua-fitore-ne-qemal-stafa-25472" }