De Biasi: Ndeshja me Armeninë, nuk duhet të tregohemi euforik

Publikuar tek: sport, më 12:23 23-03-2015 De Biasi: Ndeshja me Armeninë, nuk duhet të tregohemi euforik

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ka thënë sot në një konferencë për shtyp se ndeshja me Armeninë që do të luhet në "Elbasan Arena"  është më e rëndësishmja pët të me ekipin kuq e zi.

De Biasi tha se janë grumbulluar 28 futbollistë, por disa prej tyre kanë probleme me dëmtimet. Të dëmtuar janë mesfushori Valdet Rama dhe mbrojtësi Debatik Curri.

“Ne nuk jemi nën presion, por gjithashtu ne nuk duhet të tregohemi euforikë. Për mua kjo është ndeshja më e rëndësishme që kur jam në stolin e kombëtares. Është një ndeshje vendimtare për ne. Për këtë sfidë kam grumbulluar 28 futbollistë, por kemi probleme dëmtimesh, ku kanë paraqitur probleme Debatik Curri dhe Valdet Rama”, tha De Biasi.

Ja lista e 28 futbollistëve të grumbulluar:

Portierë

1. Berisha

2. Hoxha

3. Shehi

Mbrojtës

4. Agolli

5. Ajeti

6. Aliji

7. Cana

8. Curri

9. Hysaj

10. Lila

11. Mavraj

Mesfushorë

12. Abrashi

13. Basha M.

14. Bulku

15. Kace

16. Kukeli

17. Lenjani

18. Meha

19. Memushaj

20. Rama

21. Roshi

22. Shala

23. Xhaka

Sulmues

24. Balaj

25. Cikalleshi

26. Gashi

27. Sadiku

28. Salihi 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Barcelona mposht Realin në “El Clasico”
Hidhet shorti i gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.0240478515625
array(1) { ["section"]=> string(64) "de-biasi-ndeshja-me-armenine-nuk-duhet-te-tregohemi-euforik-6691" }