De Biasi në konferencë: Nesër i tregojmë Armenisë se një vend i vogël mund t’ia dalë

Publikuar tek: sport, më 18:17 10-10-2015 De Biasi në konferencë: Nesër i tregojmë Armenisë se një vend i vogël mund t’ia dalë

Trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni de Biasi ka zhvilluar konferencën për shtyp përpara mediave armene. Tekniku italian ka deklaruar se Shqipëria do të kërkojë fitoren nga kjo sfidë për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian.

Në fillim trajneri i kombëtarës i bëri një përmbledhje situates ku skuadra ndodhet para kësaj ndeshje dhe foli për objektivat e saj.

“Nëse përpara shortit do t’i kisha kisha thënë popullit shqiptar që një ndeshje nga fundi, do të kemi shansin që në rast fitoreje do të kualifikohemi, ata do të më merrnin për budalla”-tha De Biasi duke shtuar: “Sot 24 orë përpara ndeshjes ne e kemi këtë mundësi dhe tashmë ky është një realitet”.

Trajneri kuqezi vlerësoi kundërshtarin si një skuadër me vlera. “E kam komplimentuar edhe në Elbasan Armeninë, pas përfundimit të ndeshjes, sepse realisht është një skuadër mjaft e mirë”.

Trajneri i Shqipërisë është ndalur në ndeshjet e fundit të skuadres kombëtare duke bërë për to dhe objektivat e saj, këtë përmbledhje: “Do të ishte bukur që të festonim këtu në vendin tuaj për të treguar këtu se edhe një vend i vogël mund t’ia dalë.. Për fat të keq në dy ndeshjet e fundit humbëm shansin për të ardhur në Armeni të kualifikuar. Shpresojmë ta bëjmë nesër këtë dhe kemi shumë mundësi që ta bëjmë nesër. Shpresonim shumë të kishim rezultat të mirë por në minutat e fundit planet na u prishën. Kemi aq shumë dëshirë të realizojmë ëndrrën tonë. Realisht jemi shumë të karikuar për të luftuar për fitore nesër”, përfundoi trajneri i Shqipërisë.

Sa i takon formacionit, pa dhënë hollësi trajneri De Biasi u shpreh se ka vendosur për gjithçka, në lidhje me ata që do të luajnë nesër. 

Lexo edhe:

Kombëtarja stërvitet në Armeni, De Biasi i ka lojtarët në dispozicion (Foto)

Tranjeri i Armenisë i hap rrugën Shqipërisë? “Nderi ynë nuk varet nga kjo ndeshje” 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kombëtarja stërvitet në Armeni, De Biasi i ka lojtarët në dispozicion (Foto)
Zbardhet formacioni i Shqipërisë kundër Armenisë, luajmë në sulm »
Article Logic
Execution time: 0.024615049362183
array(1) { ["section"]=> string(89) "de-biasi-ne-konference-neser-i-tregojme-armenise-se-nje-vend-i-vogel-mund-t-ia-dale-22826" }