De Biasi në konferencë për shtyp: Jep lajme të mira dhe zbulon datën e zgjedhjes përfundimtare për Francë

Publikuar tek: sport, më 16:23 28-05-2016 De Biasi në konferencë për shtyp: Jep lajme të mira dhe zbulon datën e zgjedhjes përfundimtare për Francë

Në kuadër të ndeshjes miqësore me Katarin, trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka mbajtur një konferencë për shtyp në Austri. Nga aty De Biasi jep lajme të mira duke pohuar se lojtarët janë në formë të shkëlqyer fizike dhe se nuk janë nervozë. Trajneri ka zbuluar gjithashtu edhe datën e zgjedhjeve përfundimtare të lojtarëve për Francë 2016 ndërsa ka pohuar se nuk ka asnjë peng lidhur me këtë.

“Nuk jemi nervozë, jemi përqendruar në çdo detaj, lojtarët po bëjnë një punë të madhe dhe unë jam i kënaqur nga puna fizike e tyre.

Katari është ndeshja e parë pas dy muajsh dhe është një test me shumë rëndësi.

Zgjedhjet përfundimtare për në Francë me datë 30. Nuk kam asnjë peng në zgjedhjet që kam bërë por ishin të dhimbshme. Futbollistët i kam si fëmijët e mi”, është shprehur De Biasi ndërsa ka shtuar se kundërshtarët e grupit A “i njohim me detaje” dhe se Rumania është një kundërshtare e vështirë. E ardhmja? "Nuk më intereson për momentin", ka thënë trajneri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rashica i mahnit të gjithë në stërvitje, De Biasi fiksohet pas tij dhe ja çfarë vendos
Real Madrid kampion i Europës për të 11-ën herë. Simeone: Po mendoj për të ardhmen »
Article Logic
Execution time: 0.03997802734375
array(1) { ["section"]=> string(110) "de-biasi-ne-konference-per-shtyp-jep-lajme-te-mira-dhe-zbulon-daten-e-zgjedhjes-perfundimtare-per-france-41747" }