De Biasi në top 5 përzgjedhësit më të mirë në botë

Publikuar tek: sport, më 20:36 11-11-2015 De Biasi në top 5 përzgjedhësit më të mirë në botë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi është konsideruar nga e përditshmja britanike “The Telegraph”, si ndër 5 përzgjedhësit më të mirë në botë.

Gazeta ka formuluar një listë me 20 përzgjedhësit me të mirë dhe De Biasi lë pas tij emra të njohur të botës së futbollit, si Antonio Conte i Italisë, Roy Hodgson i Anglisë, Didier Deschamps i Francës apo Jurgen Klinsman i SHBA-së.

“Ai ka marrë një ekip që renditej i 74-ti në botë, dhe për katër vite e ka çuar në prag të 20 më të mirëve, duke fituar ndaj Francës e Portugalisë. Të gjithë do të donin t’i kishin në grup në Euro2016, por ata duhet të jenë të kujdesshëm në dëshirat që kanë”, shkruan “The Telegraph”.

Lista me 20 përzgjedhësit më të mire:

1.Joachim Low – Gjermani

2.Jorge Sampaoli – Kili

3.Lars Lagerbak – Islandë

4.Vincente del Bosque – Spanjë

5.Gianni de Biasi – Shqipëri

6.Michael O’Neill – Irlanda e Veriut

7.Marcel Koller – Austri

8.Jose pecerman – Kolumbi

9.Antonio Conte – Itali

10.Chris Coleman – Uells

11.Marc Wilmots – belgjikë

12.Roy Hodgson – Angli

13.Rui Aguas – Kape Verde

14.Gerardo Martino – Argjentina

15.Oscar tabarez – Uruguai

16.Didier Deschamps – Francë

17.Anghel Irdanescu – Rumani

18.Vahid Halilodzic – Japoni

19.Martin O’Neill – Republika e Irlandës

20.Jurgen Klinsman - USA

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fadil Vokrri: Nëse na jep leje UEFA, e bëjmë ligën përbashkët Kosovë-Shqipëri
Cana njofton largimin nga futbolli? “Do vendos pas Europianit” »
Article Logic
Execution time: 0.0041029453277588
array(1) { ["section"]=> string(56) "de-biasi-ne-top-5-perzgjedhesit-me-te-mire-ne-bote-25203" }