De Biasi nga Franca para ndeshjes me Zvicrën: S’i trembemi asnjë kundërshtari, Xherdan Shaqirin do ta mbajmë larg portës sonë

Publikuar tek: sport, më 18:01 10-06-2016 De Biasi nga Franca para ndeshjes me Zvicrën: S’i trembemi asnjë kundërshtari, Xherdan Shaqirin do ta mbajmë larg portës sonë

Një ditë para ndeshjes me Zvicrën, trajneri Gianni de Biasi than ë konferencën e tij para gazetarëve se nuk kanë frikë asnjë kundërshtar. Nga ambjentet e stadiumit të Lensit De Biasi rrëfeu qartësisht se Shqipëria luan si e barabartë me të tjerët.De Biasi komentoi edhe Xherdan Shaqirin, sulmuesin e Zvicrës.

‘’Është lojtar që ne e njohim mirë. Besoj se do të jetë si një nga lojtarët që do ta mbajmë sa më larg portës sonë.’’ 

Je një trajner tjetër italian që çon një ekip kombëtar në Europian si Trapatoni. Si po e përballoni presionin e tifozëve shqiptarë në skuadër?

Jam shumë i lumtur që të shoh një grup lojtarësh që vijnë në finalet e europianit pas ndehsjeve kualifkuese. Ne kemi fituar ndeshjen në Portugali, skuadër lider i grupit tonë. Besoj se në 4 vite e gjysmë në pankinën e shqipërisë ndihem mirë sepse kam afruar lojtarë që vijnë nga kampionate të huaja dhe luajnë për herë të parë me kombëtaren. Nuk ka presion të madh. Duhet të përgatitemi mirë përpara se të luajmë.

Sa e njihni kundërshtarin dhe cilat janë pikat e dobëta të Zvicrës?

Kundërshtari të jep mundësinë që të bësh strategjinë për ta përballuar. Të gjithë kemi difekte të vogla. Por, duhet të punojmë. Kemi vështirësi ndaj këtij kundërshtari. Por, njohja e defekteve të atij që do të kesh përballë të ndihmon për të dalë sa më mirë.

Një gol ndryshon karrierën, po ky kampionat sa e ndryshon karrierën tuaj?

Ky është një prezantim i mirë për ne. Besoj se ndeshja e nesërme do të jetë e rëndësishme. Nga ana e skuadrës time do ta përgatisim sa më mirë dhe ia lëmë të nesërmes.

Historia e vëllezërve Xhaka?

Koha ka kaluar dhe Taulanti është stërvitur me ne dhe ka arritur gjendje të mirë fizike dhe mendore. Ai do ta përballojë në mënyrën më të mirë edhe pse do të ketë përballë vëllanë e tij.

Unë uroj që të kemi vazhdimësi. Cili do të jetë fati ynë dhe cila do të jetë e ardhmja jonë mbetet të shihet nesër. Ne do të luajmë dhe në ofensivë dhe në difensivë.

Ka qenë viti i skuadrave të vogla, skuadra juaj ka shumë uri…

Vlerat teknike vendosin për suksesin. Vlerat e lojtarëve do të bëjnë diferencën. Uroj që për ne lojtarët të tregojnë kualitet maksimal për të arritur në krye të piramidës.

Xherdan Shaqiri?

Është lojtar që ne e njohim mirë. Besoj se do të jetë si një nga lojtarët që do ta mbajmë sa më larg portës tonë.

Trajnerët italianë në Shqipëri janë quajtur si “ora zviceriane”, ç’mendoni për këtë?

Është e vërtetë. Në momentin që ora tregon 8:00, “ne jemi fiks si ora zviceriane”. Në Shqipëri në orën 8:00 shkojnë në kafe. Por përsa i disiplinës në ekip, unë orën 8:00 e kam 8:00 dhe nuk diskutohet.

Kurse kapiteni Lorik Cana ka bërë premtimin që presim, ‘’Do të luajmë me zemër’’, ka thënë mbrojtësi i Kombëtares.

 “Ndeshja me Zvicrën është e vështirë për ne, kjo për shkak se ne njihemi me njëri-tjetrin. Ka lojtarë shqiptarë te Zvicra, të cilët janë rritur atje që fëmijë. Por, ky është futbolli, ne jemi miq me njëri-tjetrin”, thotë kapiteni i kuqezinjve.

Sa i përket pritshmërive, Cana e thotë hapur që është një ndeshje e vështirë.

‘’Kemi arritur këtu duke luajtur me zemër dhe organizim. Vëllezërit Xhaka, ata do të luajnë për të fituar

Nuk kemi punuar për asgjë të veçantë. Me punën e trajnerit ne po japim maksimumin dhe po punojmë për rritjen e përqëndrimit. Nga pikpamja e organizimit kemi punuar mirë. Do të mbështetemi në të njëjtën mënyrë siç bëmë edhe gjatë fazës kualifikuese. Janë gjëra që përmirësohen. Nuk janë problem i madh, do të jemi në nivelin e duhur. Nëse ne do të jemi më të fortë se kundërshtarët, do të fitojmë ne. Në të kundërt, do të humbasim”, tha ndër të tjera Cana.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tifozët shqiptarë mbërrijnë në Lens, me flamuj dhe plisa mbushin rrugët e qytetit
Giroud dhe Payet i jepin fitoren e parë Francës në Euro 2016 »
Article Logic
Execution time: 0.032418012619019
array(1) { ["section"]=> string(129) "de-biasi-nga-franca-para-ndeshjes-me-zvicren-s-i-trembemi-asnje-kundershtari-xherdan-shaqirin-do-ta-mbajme-larg-portes-sone-43114" }