De Biasi nuk largohet pas Europianit: Refuzova ofertën prej 5 mln eurosh

Publikuar tek: sport, më 22:45 29-12-2015 De Biasi nuk largohet pas Europianit: Refuzova ofertën prej 5 mln eurosh

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gianni de Biasi nuk do të largohet pas përfundimit të Kampionatit Europian, por do të qendrojë në Shqipëri.

Kjo është se çfarë ka deklaruar tekniku italian gjatë një interviste për Supersport, ku është shprehur se e ardhmja e tij është “Shqipëria, Europiani dhe pastaj kualifikueset e Botërorit

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit në një intervistë për Supersport, ku bën bilancin e 2015 Kuqezi, përkundër spekulimeve të ndryshme mediatike, garanton se e ardhmja e tij është Kuqezi.

“E ardhmja për mua është Shqipëria, Europiani dhe pastaj kualifikueset e Botërorit ‘Rusi 2018’, më shumë në kohë nuk mund të parashikojmë pasi varet nga shumë faktorë, por besoj se kam treguar gjithmonë se kam synime të mira për të qëndruar këtu dhe kam treguar se nuk shpërqëndrohem nga sirenat që kanë tentuar të më joshin”, tha De Biasi.

Para pak ditësh De Biasi ka drekuar me Presidentin e FSHF, Armand Duka, ku ka marrë edhe premtimin për përmirësimin e aspektit financiar të kontratës.

“Kontrata ishte e shkruar dhe u rinovua automatikisht kur arritëm kualifikimin. Unë nuk kërkova gjë por e di që presidenti me bujarinë e ti do t’ia dalë të më përmirësojë kontratën mua dhe bashkëpunëtorëve të mi. Jam i bindur që do e bëjë por edhe nëse nuk e bën kjo nuk ndryshon asgjë”, ka thënë ai.

De Biasi ka rrëfyer se pak ditë më parë ka marrë një ofertë prej 5 milionë eurosh nga një skuadër kineze, por të cilën nuk e kishte marrë në konsideratë.

 “Është e vërtetë, një ofertë që më erdhi para 3 javësh. Nuk e mora në konsideratë edhe pse ishin shumë para, 2 milionë e gjysmë Euro në vit për dy vjet, plus benefitet dhe gjithë të tjerat, por besoj se për mua kënaqësia më e madhe është të jem me djemtë e mi në Francë dhe mundësisht t’i çoj sa më para të jetë e mundur. Besoj se ky është urimi që iu bëj të gjithëve”, tha trajneri i Kombëtares shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fejohet futbollisti i Kombëtares Shqiptare (Foto)
Skuadra britanike në kërkim të talentit shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.0049209594726562
array(1) { ["section"]=> string(77) "de-biasi-nuk-largohet-pas-europianit-refuzova-oferten-prej-5-mln-eurosh-28827" }